Kategoria Superiore Shqipëri

Dridhet Skënderbeu, Sabien Lilajn e duan në Zvicër

Në merkaton e janarit Skënderbeu përveç Bajram Jashanicës i cili me shumë gjasa do të transferohet në kampionatin rus, mund të humbasë edhe liderin e mesfushës. Sabien Lilaj i cili falë formës së mirë që ka treguar me korçarët në këtë sezon u rikthye edhe në kombëtaren shqiptare ka gjasa t’i japë lamtumirën Skënderbeut në merkaton dimërore.

Në drejtimin të Lilaj kanë mbrritur shumë oferta. Futbollisti më i mirë në Shqipëri për vitin 2017-të kërkohet me ngulm në Zvicër nga një skuadër e fortë por që nuk emri nuk bëhet i ditur.

Nëse oferta e klubit në fjalë do të jetë joshëse për lojtarin dhe në terma të mirë financiarë për Skënderbeun, Lilaj mund të largohet nga Korça pasi në moshën 28-vjeçare kërkon të provojë një eksperiencë të re jashtë vendit pas asaj me Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci përpara disa vitesh.

Por për mesfushorin ka oferta edhe nga Belgjika e Rusia edhe pse më bindëse është ajo që vjen nga Zvicra.

Related posts

BËN AUTOKRITIKË/ Manaj: Mendoja se isha Maradona, tani nuk dua të humb më kohë

Delo.autor

“XHISIELA”/ Arbitri i njohur nuk përmbahet: Mos u merrni me këtë BAXH*LLË, vuan për…(FOTO)

Isa.Autor

SUPER KUPA E SHQIPËRISË/ Kukësi barazon takimin, mbrojtja e Partizanit e përgjumur (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment