Hector Bellerin ka qenë aq shumë i prekur nga tifozja e vogël që e ka mbështetur në stadiumin e Crystal Palace aq sa ka kërkuar publikisht që ta takojë atë. Tifozja që mbante veshur një kapele të plakut të Vitit të Ri, ka pasur një pankartë në dorë ku shkruhej: “Bellerin, të dua!”, gjatë fitores 3-2 që Arsenal arriti në “Selhurst Park”.
Pasi e pa këtë fotografi, mbrojtësi spanjoll lëvizi për të takuar tifozen e veçantë. Për identifikimin e saj, Bellerin kërkoi ndihmën e rreth 2 milionë ndjekëseve që ka në rrjetin social “Twitter”…
Bellerin shkroi në “Twitter”: “U shtanga nga kjo fotografi e mbrëmjes së kaluar. A mundet ndonjë të më ndihmojë të gjej këtë tifoze te re, ju lutem”. 22-vjeçari luajti për 90 minuta në fitoren që Arsenal arriti në derbin e Londrës. Alexis Sanchez shënoi dy gola, pasi Shkodran Mustafi kishte shënuar golin e parë për Arsenal, ndërsa James Tomkins dhe Andros Townsend shënuan për Crystal Palace. Të shohim nëse “Twitter” do ta ndihmojë Bellerin të gjejë fansen e tij…