Futboll La Liga Sport

KATASTROFË NË SPANJË/ 28 të prekur nga COVID-19 në klub. Liga para vendimit të vështirë

Situata kaotike në Spanjë me skuadrën e Fuenlabradas që luan në Kategorinë e Dytë. Skuadra është krejtësisht në kolaps, pasi është pushtuar krerjtësisht nga COVID-19. Testet e fundit kanë konfirmuar se janë 28 persona pozitivë me COVID-19 duke rrezikuar seriozisht vazhdimin e tyre të kampionatit. Klubi doli me një komunikatë zyrtare duke sqaruar situatën.

“Fuenlabradas shpreh dhimbjen e thellë dhe shqetësimin për rezultatet e testeve të fundit që nxorën 28 persona pozitivë me COVID-19. Janë në total 12 raste të reja. Katër janë në zonën e Madridit dhe nuk kemi kontakte me to që prej ndeshjes kundër Elches më 17 korrik.

“Tetë rastet e tjera ishin negativë në testin e ditës së shtunë më 18 korrik, por pas 8 ditësh, pavarësisht se kanë qenë të izoluar në dhoma në 6 ditët e fundit kanë rezultuar pozitivë. Futbollisti që u dërgua në spital, vazhdon të qëndrojë atje, por gjendja e tij është e stabilizuar. Do të jemi në kontakt me LaLigan për të sqaruar situatën”, – thuhet në deklaratë.

Fuenlabradas nuk po kalon një moment të mirë as në aspektin sportiv, ata luftojnë për mbijetesë. Deportivo de La Courna i ka paditur për t’i rrëzuar një kategori më poshtë dhe të mbeten ata në lifë. Spanja zien!

Related posts

KUALIFIKUESET “EURO 2020″/ Italia publikon listën e lojtarëve, ja surpriza e trajnerit Mancini

Delo.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Liverpool-Leicester. Rezultati 3-0

Delo.autor

VAZHDON SULMIN KUNDËR “PARISIENËVE”/ Presidenti i La Liga-s: PSG, po aq i rrezikshëm sa “Super League”

Delo.autor

Leave a Comment