Kategoria Superiore Shqipëri

Partizani për vazhdimësinë në Gjirokastër, Teuta – Kukësi “xing” objektivash

Java e 15-të e Kategorisë Superiore mbyllet këtë të diel më 2 ndeshjet të plota, Luftëtar i- Partizani dhe Teuta – Kukësi, si dhe me pjesën e dytë të sfidës Flamurtari – Laçi, që u ndërpre për shkak të reshjeve të dendura të shiut, që e bënë të papraktikueshëm stadiumin e Vlorës. 45 minutat e mbetura të kësaj përballjeje, e cila është fiksuar me rezultatin 0-1 për kurbinasit, do të nisin në orën 14:00.

Triumfi ndaj Kamzës ka rikthyer entuziazmin tek Luftëtari, që bëhet gati për një përballje të vështirë, pasi pret në shtëpi Partizanin në orën 13:00. Diferencat në klasifikim për sa u përket pikëve ekzistojnë, megjithatë edicionin e kaluar Luftëtari i mori plot 4 pikë të kuqve, pikërisht në ndeshjet shtëpiake.

Bluzinjtë vijnë me një mungesë të rëndësishme, pasi mesfushori Albano Aleksi do të duhet të pushojë për arsye kartonësh.

Në kampin e kuq Starova është i detyruar të bëjë ndryshime në mbrojtje, pasi Kalari nuk ia ka dalë të jetë i gatshëm për këtë takim. Në krahun e majtë do të luajë Kotobelli, ndërsa pjesë tjetër nuk ndryshon. Do të jetë Jurgen Bardhi ai që do të mbajë peshën e sulmit, i mbështetur nga Progni, Trashi dhe Asani, ndërsa Vila do të luajë para mbrojtjes në krah të Bathës.

 

Në orën 16:00 do të nisë takimi i fundit i kësaj jave, Teuta – Kukësi, që do të luhet në “Niko Dovana”. Të dyja skuadrat janë në një udhëkryq për fatet e sezonit, pasi vijnë me moral të cënuar nga java paraardhëse për shkak të humbjeve respektive. “Djemtë e Detit” u mposhtën 2-1 me Partizanin, ndërsa verilindorët 1-3 me Lushnjën e vendin të fundit. Drejtuesit e të dyja skuadrave janë munduar të reflektojnë qetësi gjatë javës, në mënyrë që të mos ndikojnë në psikologjinë e futbollistëve. Për të disatën herë te Kukësi presidenti Gjici votëbesoi trajnerin Milinkovic, duke vënë ultimatum për mbylljen me fitore të sezonit. Nuk dihet nëse trajneri serb do të mbijetojë sërish nëse nuk merr maksimumin e pikëve ndaj skuadrës së Maganit. Në një pozicion aspak komod është edhe trajneri peqinas i Teutës, që e sheh zonën e ftohtë vetëm dy pikë larg.

Related posts

VLLAZNIA-PARTIZANI/ Të dy ekipet pritet të dhurojnë spektakël në “Loro Boriçi” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

FITORE E MERITUAR/ Vllaznia mposht me përmbysje Skënderbeun dhe “kërcënon” rivalët

Delo.autor

“ËNDËRR E REALIZUAR”/ Broja i mrekulluar nga Premier League: Po e shijoj çdo ditë

Delo.autor

Leave a Comment