Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Sarri e do tek Lazio, agjenti i Hysajt takohet me drejtuesit e Milanit

Milani ka një mundësi për të bërë të mundur transferimin e Elseid Hysajt falas sapo ti përfundojë kontrata e tij me Napolin më 30 qershor.

Sipas “Tuttosport” agjenti i Hysajt e ka pasur një takim dhe e ofruar atë te drejtuesit e klubit të Milanit, me Paolo Maldinin dhe Riki Masarën që aktualisht po shikojnë të gjitha mundësitë për të gjetur një lojtar të përshtatshëm për të zëvendësuar Teo Hernandezin.

Gjetja e një lojtari që e njeh mirë Seria A siç është shkodrani, mund të shtyjë Milanin të mendohet si një opsion, por edhe Fiorentina dhe Lacio janë gjithashtu të interesuar për shërbimet e lojtarit shqiptar. Sarri që pritet të marrë drejtimin e Lacios, i ka kërkuar Tares ta marrë shqiptarin te skuadra kryeqytetase.

Related posts

BATUTAT/ Rrahmani shërben kafe, Hysaj e ngacmon: E gjete…

Delo.autor

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare ikona e basketbollit shqiptar…

Delo.autor

KËRKOJNË TË “RINOJNË” MBROJTJEN/ Cuadrado bind Juventusin dhe Ronaldon për yllin 50 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment