Futboll Premier League

Conte konfirmon: Morata mungon ndaj Huddersfield

Alvaro Morata është konfirmuar se do të mungojë në sfidën e ardhshme të Chelseat ndaj Huddersfieldit me Antonio Conten që arsyetohet me kalendarin e ngjeshur për këtë mungesë.

Blutë kanë luajtur shtatë ndeshje që prej 18 nëntorit dhe kanë kalendar të ngjeshur si në Ligën Premier ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Dhe, Conte beson se lojtarët e tij po fillojnë të vuajnë nga lëndimet dhe problemet fizike për shkak të punës së madhe e cila do të vazhdojë edhe përgjatë Krishtlindjeve.

“Morata është jashtë, sepse ai është i lodhur dhe ka problem në shpinë”.

“Mendoj se kur luajmë çdo tri ditë, është e pamundur të kemi një sesion normal të stërvitjes dhe të punojmë në aspektet fizike. Është e pamundur. Është e pamundur sepse duhet të përgatiteni me lojtarët për një ndeshje çdo tri ditë”.

“Mendoj se ne duhet të ballafaqohemi me realitetin dhe të bëjmë më të mirën. Nëse unë qëndroj këtu dhe ankohem nuk është e drejtë. Ne duhet të tentojmë të bëjmë më të mirën”, u shpreh Conte.

Related posts

“DEMAT” DHE KUKËSI E DUAN/ President Qarri jep përgjigjen për Idrizajn

Delo.autor

GJERMANIA “TËRMET 8 BALLË”/ Marco Reus shënoi ndaj Estonisë golin më të bukur të karrierës

Delo.autor

TRIUMFOI ME PORTUGALINË NË “EURO 2016″/ Ja fjalimi emocionues i CR7 që mbajti në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment