Basketball Të tjera

Boston nuk fiton dot pa Irving, triumfojnë Golden State e Houston

Humbje surprizë e Boston, që mëngjesin e sotëm ka zhgënjyer në takimin ndaj Boston, ku u mund me shifrat 108-85. Një sfidë që vuri përballë njëri-tjetrit dy ekipe që ndodhen në ekstremet e renditjes në Konferencën e Lindjes, por kjo diferencën nuk u ndie në fushë.

Mirotic me 24 pikë e Portis me 23 bënë diferencën në parket për Bulls, që korrën suksesin e 7-të sezonal, ndër për Boston kjo ishte humbja e shtatë. Për Celtics nuk luajti Irving dhe mungesa e tij u ndie shumë në këtë sfidë. Në Perëndim vazhdon të mahnisë dhe dominojë skuadra e Houston, që mundi 130-123 New Orleans, në një ndeshje spektakolare.

4 lojtarë të Boston realizuan mbi 20 pikë (Capela 28, Gordon 27, Harden 26 e Paul 20), në një ndeshje ku miqtë treguan gjithë potencialin e tyre.

Zhgënjen sërish skuadra e Oklahomës, që në fushën e saj u mund 116-103 nga Charlotte, në një takim të dominuar nga miqtë. Edhe pse Westbrook bëri diferencën në fushë, duke realizuar 30 pikë për vendasit, ato nuk mjaftuan për të evituar humbjen.

Për Charlotte 6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, me Howard që ishte shënuesi më i mirë, me 23 pikë. Fiton skuadra kampione e Golden State, që mundi 111-104 Portland, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione. Durant realizoi 28 pikë, mbështetur edhe nga Thompson me 24, një dyshe që u dallua në parket, duke i bërë të pavlefshme 39 pikët e Lillard për miqtë.

Fitojnë Clippers, që mundën 96-91 Toronto, në një ndeshje ku Williams e Harrell realizuan 34 pikë së bashku.

Related posts

PROVAT E LIRA NË SHI/ Në rrezik gara e fundit sezonale në Valencia

Isa.Autor

UFC/ Dana White: Fansave nuk u intereson më kjo peshë, do ta mbyllim

Isa.Autor

E BUJSHME NGA KOMITETI OLIMPIK/ Asnjë nga sportistët afganë që ishte në Olimpiadë nuk është kthyer në atdhe

Delo.autor

Leave a Comment