Të tjera

Nadal ‘befason’ botën e tenisit, nuk merr pjesë në turneun e Abu Dhabit

Turneu i Abu Dhabit nuk do të shohë në fushë prezencën e numrit 1 të botës në tenis Rafael Nadal, pasi spanjolli ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi në gjurin e djathtë që e detyron atë të shtyjë rikthimin.

Lajmi vjen vetëm 7 ditë para nisjes së turneut miqësor të Brisbane që çel me këtë ekzibicion sezonin e 2018 dhe me Australian Open që është duke afruar. Në këtë mënyrë sezoni i ri duket në vazhdimësi me mbylljen e atij që lamë pas, sepse shumë emra të me peshë të këtij sporti do të qëndrojnë në bokse, si pasojë e dëmtimeve të pësuara.

Edhe rikthimi i Murrayt shoqërohet me shumë dyshime, i stopuar vijon të mbetet Wawrinka, bashkë Raoniç, sikundër edhe Nishikori ndërkohë që Djokoviç ka lajmuar zyrtarisht rikthimin për turneun që zhvillohet në Emiratet e Bashkuara.

Nadal u detyrua të ndalonte në cerekfinalet e Parisit duke hequr dorë nga turneu ku ishte planifikuar të zbriste në fushë përballë Krajinovic, për të munguar edhe në turneun e Bazelit.

Por kjo nuk e ndali të zbriste në fushën tenisit për Masterin e Londrës ku u pa të duelonte me David Goffin. Pas më shumë se një muaji ndalesë për t’u rikuperuar, ende nuk ka asnjë lajm të mirë nga infermieria për spanjollin 31-vjeçar. Parashikohet një sezon i komplikuar për Rafael Nadal.

Related posts

Frikë nga dopingu? Çalja: Analizat vërtetuan që jam i pastër, kampion i trefishtë në ar, dhe i zhgënjyer

Sadik.Autor

LËSHON DEKLARATËN E BUJSHME PËR RIVALIN/ McGregor: Do ta vras Porier në oktagon

Delo.autor

AKUZOHET PËR MARRËDHËNIE INTIME ME MINORENE/ Atleti kampion bote në olimpikë rrezikon një dënim të rëndë

Delo.autor

Leave a Comment