Futboll Seria A Sport

SKANDALI NË ITALI/ Policia ndalon autobusin dhe godet tifozët e Atalantës pas ndeshjes (FOTO+VIDEO)

Ka mbaruar ndeshja Fiorentina-Atalanta 3-3, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Ndërsa tifozeria vjollcë ka lënë prej kohësh stadiumin “Artemio Franchi”, miqtë ende nuk janë larguar. Duhet të kalojë një orë kur dalin nga stadiumi dhe organizohen në autobusët që kanë udhëtuar nga Bergamo drejt Firences.

Por, rreth orës 02:00 të mëngjesit, teksa janë në dalje të qytetit, në autostradë, forcat e ndërhyrjes së shpejtë të policisë ndalojnë një nga autobusët dhe nisin të godasin tifozët e Atalantas, duke i nxjerrë edhe jashtë mjetit.

Në rrjet qarkullon edhe një video e momentit, ndërsa policia e Firences ka shpjeguar në raport se kanë qenë tifozë të Atalantas që kanë goditur të parët dhe kanë plagosur pesë efektivë policie.

Megjithatë, nga “Curva Nord” e Atalantas, ka një komunikatë që shprehet se “diccka e pashpjegueshme ndodhi dhe policia ka goditur këdo që i ka dalë përpara”. Disa tifozë atalantinë kanë mbetur të plagosur dhe kanë postuar edhe fotografi të ndryshme, ndërsa janë kthyer edhe xhamat e autobusit.

 

Related posts

“BLUTË E LONDRËS” NË KRIZË TË THELLË/ Sarri nuk ikën i vetëm, ja lista

Delo.autor

DHURON SPEKTAKËL NË KOSOVË/ Ja momenti kur Çyrbja realizon një “MAGJI” nga goditja e dënimit (VIDEO)

Delo.autor

SHPRESON QË JUVENTUSI TË KRYEJË DETYRËN/ Donnarumma synon objektivin: Të shikojmë te vetvetja dhe të shohim

Delo.autor

Leave a Comment