Kategoria Superiore Shqipëri

Diferenca e thellë pas 16 javësh, ja çelësi i suksesit të Skënderbeut

Me një + 9 në renditje pas vetëm 16 javësh, pothuajse gjysma e sezonit, dhe kundërshtarët e Skënderbeut në heshtje duket se e kanë pranuar që këtë vit titulli do të rikthehet sërish në Korçë.

Diferenca e krijuar nga skuadra e Dajës jo vetëm që është e ndjeshme në renditje por mbi të gjitha po të shohësh dhe statistikat dhe mënyrën sesi ujqërit e dëborës luajnë lënë pak vend për dyshime nëse skuadra korçare do të arrijë të ruajë epërsinë deri në fund të sezonit.

Skënderbeu këtë diferencë madje e ka krijuar duke patur dhe impenjimin në Europë ndërsa tashmë që është i zhveshur nga angazhimi në kompeticionin kontinental duket pothuajse e pamundur që skuadra të humbasë terren.

Ajo që e ka bërë Skënderbeun të jetë në pozitat e sotme, është jo vetëm projekti i nisur vite më parë dhe konsolidimi mbi të gjitha si klub përpara se si skuadër, por gjithashtu dhe fakti që është i vetmi ekip që nuk ndryshon pothuajse plotësisht në merkaton e verës.

Skënderbeu dhe këtë verë, pavarësisht ndonjë largimi të rëndësishëm, si ai i Salihit apo Latifit, gjeti mënyrën e duhur për të plotësuar pikërisht boshllëkun e këtyre dy lojtarëve dhe Sowe i afruar në vend të shkodranit, me 6 gola deri tani duket se e ka justifikuar afrimin.

Ndërkohë boshti i ekipit ka mbetur i njëjtë, ndërsa dhe golat janë shpërndarë në mënyrë më të barabartë. Kjo bën që te Skënderbeu të mos kenë varësi ndaj një futbollisti në veçanti, por të jetë skuadra ajo që funksionon, me të gjithë lojtarët që pothuajse mbërrijnë te goli në mënyrë të barabartë.

Dhe për të fituar në futboll dihet që më e rëndësishmja në fund është patja e skuadrës, dhe Skënderbeu deri tani ka treguar se është skuadër, madje më e mira e këtij kampionati dhe për të thyer një grup të bashkuar, është pothuajse diçka e pamundur, ndaj në heshtje dhe rivalët duket se e kanë pranuar dominimin e korçarëve në këtë sezon.

Related posts

Partizani nderon Panon, sot “i përulen” atij

Q.Autor

STADIUMI I KUKËSIT FILLON TË “VISHET”/ Presidenti Gjici tregon ndryshimet e fundit në impiant

Delo.autor

Dështoi tek të kuqtë, 2 ekipe italiane duan ish-mesfushorin e Partizanit

Q.Autor

Leave a Comment