Kategoria Superiore Shqipëri

Alarm në mbrojtje, Kukësi pa Allën dhe Shametin ndaj Tiranës

Humbja me Kamzën erdhi si një rrufe në qiell të hapur, por sikur kjo të mos mjaftonte, tashmë te Kukësi duhet të bëjnë llogaritë edhe me problemet në qendër të mbrojtjes. Mungesës së gjatë të Albi Allës, tashmë i shtohet edhe ajo e Ylli Shametit, një prej shtyllave më të rëndësishme të ekipit. Mbrojtësi gjirokastrit u detyrua të largohej nga fusha pak pasi kishte nisur pjesa e dytë e lojës.

Lëndimi në dorë ia bënte të pamundur të vazhdonte sfidën me Kamzën. Madje deri në këtë pikë Shameti sakrifikoi edhe më tepër nga sa duhej, sepse për të ndihmuar skuadrën kishte vendosur që të mos e fuste dorën në allci. Kjo do të ndodhë tani, me 33-vjeçarin që do të humbasë çerekfinalen e kthimit në Kupën e Shqipërisë me Tiranën, por edhe ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Partizanit. Të mërkurën përballë bardhebluve nuk do të luajë as Albi Alla, që pritet të rikthehet në fushë ndoshta ndaj të kuqve.

Kjo bën që alarmi në qendër të mbrojtjes të jetë konkret për Pacult, që deri më tani ka tërhequr në këtë pozicion Musollin, ndërsa me situatën e krijuar edhe Rustem Hoxhës do t’i jepet shansi të fitojë besimin e trajnerit. Mungesat e Shametit dhe Allës vijnë në një moment tejet delikat të sezonit për Kukësin. Kjo jo vetëm prej ecurisë larg pritshmërive të skuadrës, mbi të gjitha në “Zeqir Ymeri”, ku në shtatë ndeshjet e fundit të luajtura veri-lindorët kanë fituar vetëm në një rast, në mesin e Dhjetorit të kaluar përballë modestëve të Erzenit në Kupë.

Në gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit janë regjistruar vetëm dy barazime dhe 4 humbje në shtëpi. Një trend që duhet të ndryshojë prej sfidës me Tiranën, për tu kualifikuar në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, trofeu i vetëm ku duket se Kukësi ka shanse reale për të triumfuar dhe për të mos e cilësuar këtë sezon si një dështim.

Related posts

STATISTIKAT NË SUPERIORE/ Partizani “presion” Vllaznisë, “të kuqtë” nuk njohin humbje këtë vit

Delo.autor

VAZHDOJNË PUNIMET NË STADIUMIN E KUKËSIT PAVARËSISHT TË FTOHTIT/ Flet Gjici: Shpresojmë të jetë gati në…

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ PARTIZANIT/ Gjoka plas “bombën”: Gjendje kritike, iki nëse presidenti nuk paguan lojtarët

Delo.autor

Leave a Comment