Kombëtarja

Duka rrëfen për herë të parë përse nuk zgjodhi Sedorfin trajner të Kombëtares: Nuk bënte…

Armand Duka rrëfen një prapaskenë në bisedimet me Sedorfin për trajnerin e Kombëtares.

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit thotë se ish-ylli holandez i Milanit ishte super i edukuar dhe një intelektual i vërtetë, por nuk bënte për trajner.

“Në atë kohë, janë publikuar emrat. Kanë qenë kandidatë që ne i kemi intervistuar: Sedorf, Zenga, Ish-trajneri i Udineses. Vërtet që ishin trajnerë të mirë me karakteristikat e tyre. Sedorf, për mua, ishte një nga njerëzit më intelektualë, më i përgatitur, i superedukuar, me gjithë të mirat që mund të ketë një person. Nga më të mirët që unë kam parë në botën e futbollit. Por, nuk më bindte për postin e trajnerit”, tha Duka në intervistën e dhënë për gazetaren Vilma Masha në “Supersport”.

“Është një tjetër gjë. Nëse do ta zgjidhja për çdo gjë tjetër, ishte një super intelektual. Më ka lënë mbresa të jashtëzakonshme. Dhe nuk e mendoja që mund të vinte një ditë, që ne përfaqësuesit e Shqipërisë, do t’i thoshim jo, ose do të refuzonim një kandidaturë të tillë, kaq të madhe, kaq të përgatitur dhe kaq intelektuale.

Edhe të tjetër gjithashtu. Di Kanio, një njeri me shumë eksperiencë, shumë i përgatitur dhe shumë i qetë. Edhe ai mund ta ndihmonte skuadrën. Por, Panucci më ka bindur me një dëshirë dhe pasion shumë më të madh se të tjerët. Me grintë shumë më të madhe dhe këto janë të rëndësishme për mua në futboll. Edhe De Biasin e kam zgjedhur për të njëjtat karakteristika”, tha Duka.

Related posts

TREGON DËSHIRËN E DJALIT TË TIJ/ Babai i talentit shqiptar rrëfen: Dua ta shoh djalin tim të veshë fanellën e…

Delo.autor

SHQIPËRI-SAN MARINO/ Altin Lala: Kombëtarja e ka vetë në dorë fatin, ja parashikimi i ndeshjes

Delo.autor

MBOJTËSI KUQEZI/ MAVRAJ zyrtarizohet nesër në Selanik, ja kur del në fushë

Isa.Autor

Leave a Comment