Bundesliga Futboll

Nga Madridi në Mynih, James Rodriguez rrëfen se si ndjehet këtë vit

Me James Rodriguez si forcë të shtuar në organikë Bayerni i  Mynihut ka arritur një avantazh prej 11 pikësh me ndjekësit më të afërt, duke shënuar njëherazi edhe suksese të tjera në kompetcionet paralele.

Pas vetëm disa muajve të shpenzuar në klubin bavarez, i huazuar nga Reali i Madridit (marrëveshja parashikon e qëndrimin e 26-vjeçarit në Gjermani deri në qershor të 2019-ës), mesfushori kolumbian shprehet shumë i lumtur për eksperiencën e tij te kampionët e Bundesligës.

“Bayerni qëndron në të njëjtat nivele me Realin e Madridit. Objektivat e tyre janë gjithnjë maksimale, synojnë titujt e të gjitha kompeticioneve ku marrin pjesë. Te Bayerni janë mësuar me fitoret. Pa më të voglin dyshim, Bayerni është një ndër klubet më të mira europiane. Kam nisur një jetë të re në Gjermani, jam përshtatur mirë dhe ndihem shumë i lumtur në këtë ambient”, thekson asi kolumbian.

Diçka e dukshme në fakt, pasi James ka realizuar dy gola dhe ka dhuruar tre asiste në 12 takimet e fundit të Bundesligës.

“I duhej pak kohë që të përshtatej, por tashmë e ka shumë të qartë mentalitetin tonë dhe është unifikuar me këtë skuadër. Jo të gjithë e kuptojnë sa shumë impenjohet, koha do ta tregojë se gjithnjë e më shumë ai do të bëhet një element vendimtar në ecurinë e Bayernit”, deklaron trajneri Jupp Heynckes për James Rodriguez.

Related posts

NUK ËSHTË MBAPPE/ Zidane mendon për sulmin, gjen zëvendësuesin ideal të Benzemasë!

Delo.autor

Neymar vlerëson Salah: Është një nga më të mirët në botë

Q.Autor

E BUJSHME/ Gruaja e Buffon sulmon CR7: Anëtarët e familjes nuk bëjnë si motra jote…

Delo.autor

Leave a Comment