Futboll La Liga

Real Madridi tronditet nga talenti brazilian, Vincius Junior qëndron dhe për një sezon

Talenti brazilian Vincius Junior ka folur rreth të ardhmes pasi e mbaroi sezonin me Flamengon, ndërkohë që Real Madridi pret ta ketë në skuadër verën e ardhshme, një vit pasi e bleu për 45 milionë euro.

Por, e ardhmja e sulmuesit brazilian në Real Madrid është ende e paqartë.

Vincius ka deklaruar se ka për qëllim të qëndrojë në Flamengo edhe gjatë vitit 2018, në mënyrë që ta fitojë Copa Libertadores.

“Ende nuk kemi vendosur asgjë. Ka tri ditë që jam në pushim. Të mendojmë për ketë kur të nisë sezoni i ri. Pretendoj të qëndroj deri në fund të vitit 2018. Pasi ta kem pushtuar Copa Libertadores mund të shkoj te ndonjë klub tjetër “Real Madrid”, ka thënë Vincius për gazetarët.

Real Madridi e bleu brazilianin nga Flamengo në maj të këtij viti për 45 milionë euro, kur ai ishte 16-vjeçar. Reali u pajtua ta lejojë të qëndrojë në skuadrën braziliane për t’u rritur ende si lojtar dhe dëshiron ta sjellë në Madrid verën e vitit 2018.

Related posts

Probleme tek Atletico/ Diego Costa kërkon të trajtohet si një… kampion bote

Isa.Autor

DHUNA NË FUSHË/ Jepet PENALLTI në ’95, kamzalinjtë “vërshojnë” në fushë dhe GODASIN arbitrin (VIDEO)

F.autor

JEP LAJMIN E ËMBËL/ Mesfushori Lenjani bëhet baba për herë parë dhe zbulon emrin e të birit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment