Albanian Stars Kombëtarja

Rrëfehet Sadiku: Flija me uniformën veshur kur isha i vogël, ja lojtari që pëlqej nga bota

Armando Sadiko, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, ishte pjesë e emisionit “Pasdite në Top Channel”, ku foli për fillimet e karrierës së tij si futbollist, si dhe për situatën aktuale të kuqezinjve.

sadiku

“Babai im ka pasur shumë dëshirë që të bëhesha futbollist, por edhe unë e kisha shumë pasion futbollin. Babai më ka stërvitur deri në moshën 16-vjeçare. Flija me uniformën që do të luaja të nesërmen. Kjo më ka bërë që të eci përpara. Kam pasur shokë me më shumë talent, por vullneti bëri që t’ia dilja mbanë”, deklaroi Sadiku.

Në lidhje me aventurën e tij në Poloni, me Legian e Varshavës, Sadiku theksoi: “Është një futboll më shumë fizik. Ka pak taktikë”. Sulmuesi nënvizoi se aktualisht te kombëtarja “çdo gjë po shkon mirë me Panuçin, falë edhe punës së mëparshme të De Biasit”. Kur u pyet për futbollistin që admiron më shumë, Sadiku tha: “Ibrahimovic më pëlqen më shumë, por më i miri sot është Cristiano Ronaldo”.

Related posts

GATI PËR TRANSFERIM JASHTË SKOCISË/ Momenti i çuditshëm i Eros Grezdës te Rangers

Delo.autor

Cana në stadium për derbin Vëllaznimi-Prishtina

Q.Autor

​De Biasi kërkon ndihmën e shqiptarëve për t’u bërë trajner i Italisë

Q.Autor

Leave a Comment