Futboll Seria A

Gattuso: Derbi si finale Botërori, t’i ‘presim’ krahët Interit

Milani vuan të marrë rezultate, teksa në kampionat rrezikon seriozisht edhe pjesëmarrjen në Europa League. Nesër kuqezinjtë do të diskutojnë çerekfinalet e Kupës së Italisë, përballë Interit të Spallettit, ndërsa për Gattuson kjo ndeshje vjen në momentin e duhur.

“Të luash derbin e Milanos, për lojtarët e mi është si të luash një finale Botërori. Mendoj se ky takim vjen në momentin e duhur për ne, pasi të gjithë jemi gati të luajmë dhe të sakrifikohemi dhe dua të shoh shpirtin e vërtetë të kësaj skuadre”, u shpreh Gattuso.

Interi ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë, të paktën deri pas sfidës me Juventusin në ‘Allianz Stadium’, sepse në 2 takimet e fundit ka dalë pa pikë në kampionat. Në derbin e Serisë A Icardi shënoi 3 herë, ndërsa Gattuso tregon se e ka gati strategjinë se si të mposhtë zikaltrit.

“Nuk do të ketë asnjë markim special për Icardin, por vetëm markim zonal. Pika më e fortë e Interit janë krahët, ndaj ne duhet të bllokojmë Candrevën dhe Perisiçin dhe këtë duhet të bëjmë për 90 minuta, jo vetëm për 25-30, siç kemi bërë në ndeshjet e fundit”, tha trajneri i kuqezinjve.

Gattuso vlerësoi edhe rikthimin e Susos për derbin, pasi spanjolli është nga ata lojtarë që mund ta zgjidhë i vetëm një ndeshje.

Related posts

RINOVON AKORDIN ME JUVENTUS/ Chiellini: Kemi shkuar përtej ëndrrës, dua të pi akoma me dolli sepse…

Delo.autor

Botërori 2018/ Vincente Del Bosque nxjerr në pah defektet e Anglisë

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI NDALON FUTBOLLIN/ Karantina shtyn ndeshjet e Champions Aziatik, ja kur rinisin ndeshjet

Delo.autor

Leave a Comment