Futboll Seria A

Gatusso për të mbetur trajner i Milanit duhet të triumfoj ndaj Interit e Fiorentinës

Milan ka pësuar humbje të papritur në kuadër të Serie A.

Kuqezinjtë sërish u mposhtën para shikuesve të vetë kundër Atalantas me rezultat 2-0.

Kjo ka bërë që të rrezikohet edhe posti i trajnerit Gennaro Gattusos.

Corriere dello Sport raporton se trajneri italian mund të shkarkohet nëse nuk merr rezultate pozitive kundër Interit dhe Fiorentinës.

Ish-mesfushori i Milanit kishte zëvendësuar të shkarkuarin Vincenzo Montella, por ai ka arritur të marrë vetëm katër pikë në po aq ndeshje të Serie A.

Rosonerri përkundër shumë investimeve gjenden në pozitën e 11 të renditjes tabelore në saje të 24 pikëve.

Ndryshe, 39-vjeçari si futbollist ka veshur 387 raste fanellën e Milanit ndërsa ka shënuar dhjetë gola.

Related posts

MERKATO E JANARIT PO AFRON/ Kane: Nuk keni nevojë të blini lojtar, ne jemi…

Delo.autor

PAS FITORES/ Guardiola: Mos hiqni kurrë dorë, jeta mund të ndryshojë menjëherë

Delo.autor

KASTRIOTI-TIRANA/ Pas një super asist nga Batha, Ernest Muçi zhbllokon sfidën për “bardheblutë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment