Futboll Shqipëri Sport

BARAZIMI ME TEUTËN/ Daja: Arbitri na masakroi. Specialistët me 4 ndeshje nuk më japin dot mend

Trajneri i Flamurtarit ka folur për “Supersport” pas takimit me Teutën.

I kërkuat skuadrës vazhdimësi, por ndaleni. I kënaqur me lojën?

Bëmë një pjesë të parë nga më të mirat këtë kampionat. Nuk jam nga ata që merrem me situatat e arbitrave, por kur shoh që 30 faulle dhe 20 kartona jepen për një pjesë, edhe pse do e analizojmë lojën pa këto raste, nuk mund të jepet faull për ne, i njëjti kontakt që nuk jepet për kundërshtarin.

Edhe goli i Teutës, erdhi në një faull që nuk kishte fare kontakt. Lojtarët më thanë se kishin frikë të ndërhynin, pasi çdo kontakt ishte faull për kundërshtarin. Kur ekipi nuk prodhon asgjë, i marr unë përgjegjësitë, por kur gradualisht arbitrat po bëhen ekspertë, duke dhënë faull e kartona. Dëgjoj edhe disa specialistë, që kanë drejtuar ndoshta 2 ditë në karrierë, unë nuk jam nga ato të urtit, sepse po rri shumë urtë, duke dëgjuar shumë këto specialistët, që kanë drejtuar vetëm 4 ndeshje.

Related posts

DËMTIMI I AÇERBIT TREMB INZAGHIN/ Inter hedh vështrimin nga mbrojtësi slloven i Udineses

F.autor

PËRDORET NË 25 VENDE SOT NË BOTË/ Nuk shikojnë monitorin e VAR, FIFA paralajmëron arbitrat

Delo.autor

NUK I MBAN NERVAT/ Humbi ndeshjen, portieri godet pajisjen e VAR-it (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment