Futboll Premier League

Guardiola e bën Mourinhon të dorëzohet para tij, ja reagimi i portugezit

Manchester United ka pësuar një humbje 2-1 brenda në shtëpi ndaj Manchester Cityt, duke i dhënë fund shpresave për titull.

Skuadra e Pep Guardiolës ka fituar 14 ndeshje radhazi, një rekord i ri në Premier League dhe tani është 11 pikë përpara United të Mourinhos në renditje.

Jose Mourinho ishte zhgënjyer me rezultatin. “Reagimi im i parë është se më vjen keq për arbitrin Michael Oliver pasi ai ka pasur një ndeshje shumë të mirë por fatkeqësisht ai bëri një gabim të rëndësishëm”, shprehet portugezi.

“Rezultati u arrit për shkak të penalltisë të mos dhënë për Herrera-n. Do të ishte 2-2 me 20 minuta për t’u luajtur. Michael ishte i pafat pasi ishte një penallti e pastër”, thotë Mourinho për gjykimin.

Kur pyetet nëse gara për titull në Angli është mbyllur, ai shton: “Mbase, po. Manchester City është një skuadër shumë e mirë dhe ata po mbrohen nga fati”.

Related posts

LIVE/ I pandalshëm Kastrioti, dyfishon menjëherë rezultatin përballë Kamzës (VIDEO)

Isa.Autor

Kampioni i botës i vetëofrohet Inter-it, zikaltrit kanë dyshime

Q.Autor

PËRFORCIME TË MËDHA NË VERË/ Gati Milan-Napoli shkëmbim “kokë më kokë” për yjet…

Delo.autor

Leave a Comment