Futboll Seria A Sport

E PAIMAGJINUESHME/ Acerbi nuk mungon kurrë, KËRCËNON REKORDIN e ZANETTIT

Francesco Acerbi pritet të luajë titullar në sfidën që Lazio do të zhvillojë mbrëmjen e sotme përballë qipriotëve të Apollon Limasolit, në atë që do të jetë ndeshja e tij e 140 radhazi, që ka luajtur në kompeticionet zyrtare.

Qendërmbrojtësi italian, që kur ka luajtur me Sassuolon përballë Lazios, në Tetor të vitit 2015, nuk ka munguar në vijim në asnjë ndeshej zyrtare, as për shkak dëmtimi dhe as për arsye pezullimi, duke treguar se ka një rendiment për t’u përshëndetur.

“Luaj sepse futbolli është pasioni dhe profesionin im. Nuk them asnjëherë që nuk jam i gatshëm, apo që dua të pushoj. Luaj gjithmonë me shumë dëshirë”, deklaroi Acerbi, i pyetur mbi këtë shifër të rëndësishme.

Futbollisti me më shumë ndeshje radhazi është ish kapiteni legjendar i Interit, Javier Zanetti. Argjentinasi ka arritur të zhvillojë plot 162 ndeshje zyrtare radhazi, por tashëm rekordi i tij kërcënohet nga Acerbi, që i ka shkuar shumë pranë kësaj shifre.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Napoli PARAKALON Chelsea-n dhe Inter-in për YLLIN e Serisë A (FOTO)

F.autor

“MILAN ËSHTË SHUMË I FORTË PA DËMTIMET”/ Gallini: Problemi i madh do të jetë…

Delo.autor

Po zhvillon një botëror shumë të mirë, Real Madrid nën gjurmët ne mesfushorit të njohur

Isa.Autor

Leave a Comment