Futboll Seria A

Hamsik përfundimisht një legjendë e Napolit, shpallet golashënuesi më i mirë në histori të klubit

Mesfushori sllovak, Marek Hamsik ka thyer rekordin shumëvjeçar të Diego Maradonës për gola të shënuara me fanellën e Napolit, duke u bërë lojtari që ka shënuar më shumë në histori të klubit italian.

Kapiteni i Napolit shënoi golin e tij të 116-të për klubin napolitan, në paraqitjen e tij 465-të me fanellën e kaltër.

Goli i Hamsikit erdhi si ndihmesë për fitoren e vështirë të Napolit me rezultat 3-2 ndaj Sampdorias, e cila ishte dy herë në avantazh.

Hamsik barazoi rekordin e Maradonës gjatë fundjavës së kaluar në një fitore 3-1 ndaj Torinos, pasi më parë nuk arriti të shënojë në 13 ndeshje radhazi.

Sllovaku pas golit të tij të 116-të hyn përfundimisht në historinë e Napolit si lojtari me më së shumti gola të shënuara në histori me fanellën e kaltër.

Megjithatë, Hamsikut i janë dashur plot 465 ndeshje për të shënuar 116 gola, ndërsa Maradona i kishte shënuar 115 gola për vetëm 259 ndeshje.

Pas Hamsikut dhe Maradonas në listë i treti gjendet Attila Sallustro me 108 gola, Edinson Cavani i katërti me 104 gola dhe Antonio Vojak me 103 gola të shënuara.

Ndryshe, Maradona ka fituar titullin e kampionit të Italisë me Napolin në vitin 1990, ndërsa Hamsik ende jo.

Related posts

Anglia fiton në miqësore ndaj Nigerisë, shënon “kapiteni” Harry Kane… (VIDEO)

Sadik.Autor

NË PRAG TË FINALES CHAMPIONS/ Milito bën parashikimin: Ky do të jetë rezultati dhe ekipi fitues (FOTO)

Delo.autor

PARTIZANI NISI SEZONIN ME HUMBJE/ Zbardhet kushti për Trajnerin Lerda në vazhdim

Delo.autor

Leave a Comment