Futboll Seria A

Heroi i Milanit rrëfen me lot në sy: Dje luajta me të rinjtë, sot shënoj në derbi, nuk mund ta besoj

Milani siguroi një biletë për në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë falë golit të vetë të shënuar në minutën e 104-t në derbin me Interin.

Heroi i kuqezinjve ishte Patrick Cutrone, i cili një ditë më parë kishte luajtur me ekipin e të rinjë.

“Të mendosh se dje isha në ekipin e të rinjve të Primavera dhe të shënoj në derbi është e pabesueshme”, tha Cutrone me lot në sy.

“Mendoj se kjo fitore na nevojitet për moral. Derbi kurrë nuk mund të përshkruhet si një lojë normale. Tani do ta shijojmë këtë fitore dhe kalimin në raundin tjetër, pastaj nesër do të fillojmë përgatitjet për Fiorentinën.

Ëndrra ime është të rri këtu, pasi e dua Milanin dhe dua të qëndroj në këtë ekip. Lëvizjet e mia në fushë janë të diktuara nga uria dhe vendosmëria ime. Unë erdha nga stol dhe me të vërtetë dëshiroj të shënoj një gol”, tha italiani.

Related posts

JUVENTUS-ZENIT/ “Zonja e Vjetër” kërkon të sigurojë kualifikimin për në fazën tjetër (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Neymar tallet me Serbinë, në veçanti me sulmuesin Mitroviç

Sadik.Autor

NË PRAG TË NDESHJES DERBI/ Trajneri Mema: E nesërmja do tregojë gjithçka, nuk kemi…

Delo.autor

Leave a Comment