Futboll La Liga

Tre skenarët që mund të shpëtojnë Ronaldon nga burgu

Përfaqësuesit e Cristiano Ronaldos kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Madridit. Pala mbrojtëse e yllit portugez po përpiqet që të mbyllë çështjen që lojtari ka ende të hapur me tatimet për fshehjen e 14,768,897.85 eurove gjatë periudhës 2011-2014.

Kjo shumë do të rritet në gati 30 milionë euro në rast të zvarritjes së saj. Avokati i sulmuesit të Real Madrid, Jose Antonio Choclan, ka nisur punën për të mbyllur çështjen, por kërkesa e tij e parë u refuzua nga Administrata, pasi ishte “shumë e pamjaftueshme”. Mundësia e dytë e lojtarit dhe më e mira, siç shkruan “Mundo Deportivo” është që ai të pranojë fajin dhe të paguajë shumën 29 milionë euro për të ulur kërkesën për burg, për një periudhë më pak se 24 muaj.

Siç shkruan gazeta në fjalë, kushti i parë për arritjen e kësaj marrëveshjeje është që lojtari të pranojë fajin për mosdeklarimin e shumës për të cilën është akuzuar. Megjithëse pesë herë triumfuesi i “Topit të Artë” ka deklaruar në media disa herë që nuk ka bërë diçka të tillë dhe se po e akuzojnë pa të drejtë.

Madje për këtë kapiteni portugez ishte pranë largimit nga Madridi për t’u rikthyer në Angli, aty ku sipas tij gjithçka ka shkuar mbarë dhe se nuk është ndjerë i akuzuar nga asgjë. Avokati i shtetit që përfaqëson Tatimet, Edmundo Bal është një negociator i vështirë dhe pala mbrojtëse e Ronaldos duhet të pranojë kushtet e këtij të fundit për të mbyllur rastin në fjalë.

Ka tre skenarë që mund t’a shpëtojnë yllin e “Los Blancos” nga burgu. I pari: Më pak i mundshmi arkivimi i çështjes; i dyti- deklarimi për të marrë vendimin ( pra Gjykatë) dhe i treti; hapja e gjykimit verbal për portugezin. Përndryshe mundësia për akord është gati e pamundur dhe Cristiano në rast se humb gjyqin do t’i duhet të paguajë 30 milionë euro gjobë dhe mund të rrezikojë burgim nga tetë deri në dhjetë vite.

Related posts

KUKËSI-LAÇI/ Trajneri Starova kërkon të ruajnë ecurinë perfekte (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Fanella e parë e firmosur nga Ronaldo, një vajzë ka fatin ta veshë me autografin e CR7

Isa.Autor

AS INTER DHE AS LAZIO/ Kumbulla do kalojë te skuadra tjetër e Serisë A. Sot pritet të mbyllet gjithçka

Delo.autor

Leave a Comment