Futboll Seria A

Inter nuk heq dorë nga Mkhitaryan, gati oferta zyrtare në janar

Interi shumë shpejt do të bëjë ofertë për Mkhitaryanin.

Interi vazhdon të interesohet për mesfushorin e Manchester Unitedit, Henrikh Mkhitaryan dhe mund të bëjë ofertë zyrtare javën e ardhshme.

Armeni pritet të largohet nga “Old Trafford” pasi nuk ka treguar formë të mirë dhe ka dështuar të bind edhe në ndeshjet e fundit, kur i është dhënë mundësia.

Menaxheri i Unitedit, Jose Mourinho e ka bërë të qartë se Mkhitaryan ka mungesë të formës dhe nuk ka realizuar gol e asistim që prej shtatorit.

Sipas Sky Sports, 28-vjeçari është në mesin e disa lojtarëve që janë duke u monitoruar nga Interi që dëshiron të sjellë një lojtar në fazën e sulmit gjatë muajit janar.

Në radarin e ekipit italian janë edhe Gerard Deulofeu e Javier Pastore.

Related posts

KALENDAR “FERRI” PËR TIRANËN/ “Bardheblutë” duhet të tregojnë forcën në tri transferta

Delo.autor

Rugani në ‘radarin’ e Arsenal, gati oferta për Juventusin

Q.Autor

E KONFIRMON PARA GAZETARËVE/ Tomas Tuhel: Armando Broja mund të jetë numri 9 i Çelsit

F.autor

Leave a Comment