Të tjera

Ish-shtangisti elozhe Romelës, akuzon federatën: Turp, nëse do të dilnim pa medalje!

Ish-shtangisti Ilir Suli, një nga më të mirët që ka pa sur peshëngritja shqiptare, gjatë një interviste dhënë për “Panorama Sport”, beson se shtanga jonë është kapur nga korrupsioni dhe janë lënë mënjanë e nuk përfillen njerëzit që kanë derdhur djersë për këtë sport dhe kanë një formim cilësor për zhvillimin e peshëngritjes.

Rezultatet duhet të ishin më të larta, pasi duke pasur njohje mbi sportistët pjesëmarrës priste më shumë rezultate dhe medalje. Është federata fajtore për to.

Mund të na thoni disa nga mbresat që ju la ky kampionat botëror për peshëngritësit tanë?

E ndoqa me vëmendje kampionatin dhe rezultati i Romela Begajt është një meritë personale e saj. Ndërsa për federatën tonë mund të them se ishte një dështim total. E kisha thënë me bindje të plotë dhe më parë.

Po nuk u morën medalje në këtë Botëror, do të ishte një turp i madh, pasi mungonin 7 ekipe elitare. Romela, Brikeni dhe Erkandi duhet të ishin patjetër në zonën e medaljeve, sepse unë jua njoh aftësitë dhe deklarimet e peshave. I kam uruar suksese ekipit tonë dhe jam gëzuar për medaljen e Romelës. Të gjithë lojtarët tanë duhej të merrnin medalje atje.

Mund të na thoni diçka në rolin e specialistit, nëse mungonte një strategji për Erkand Qerimajn, si ajo e Romelës duke e nisur me 5 kg më shumë, provën e tij të parë dhe jo siç veproi Romela duke e nisur me nga +2 kilogramë?

Për sa i përket federatës, ajo urgjentisht duhet që të marrë masa për riorganizimin e saj, mundësisht të gjejë vetveten se nuk është kurrkund. Më duket se kësaj federate i intereson vetëm “show” mediatik dhe të bëjë aktivitete ku mund të shvasë ndonjë lek, ndërsa për shëndetin dhe të ardhmen e sportistit atyre nuk u intereson. E nisa kështu këtë përgjigje, pasi dështimi i Qerimajt nuk erdhi nga kjo lloj strategjie, por nga mungesa e një fizioterapisti.

Qerimaj

Sa ndikoi mungesa e një fizioterapisti para garës?

Them nga kjo arsye, sepse Qerimaj nuk e kishte problem këtë peshë dhe nuk ishte peshë e madhe për të, por trajtimi para garës dhe udhëzimet që mund të japë fizioterapisti janë më se të vlefshme për mbarëvajtjen e garës. Por federata kishte marrë një fizioterapist duke futur emrin e një familjari aty dhe jo të një specialisti të mirëfilltë.

Po qe se do të ishte specialisti i mirëfilltë?

Do të kishte ndikim në rezultat, sepse sportistët tanë po binin nga pesha dhe muskujt i kishin të bllokuar e kështu ndihmesa e një të tillë specialisti do të ndikonte shumë në rezultatet e tyre. U vërejt se jo vetëm Erkand Qerimaj, por probleme me shëndetin patën dhe sportistët e tjerë duke filluar që nga kampionia Romela Begaj dhe Briken Calja, që rrezikoi dhe jetën.

romela begaj

Sa ka në dorë federata në drejtim të trajtimit të sportistëve dhe sa shpërblehen ata për medaljet që fitojnë?

Lidhur me këtë problem ka një ligj dhe është grandi i shpërblimit për çdo sportist elitar. Çunat që morën medalje në Durrës, në Europianin e nën 23- vjeçarëve, jo vetëm që nuk u shpërblyen, por edhe ushqimin nuk ua dhanë të saktë. Ka një keqtrajtim të sportistëve e peshëngritja, kështu do të shkojë keq e më keq, pasi sportistëve po u del qumështi i nënës së vet e këta e kanë mendjen vetëm për të zhvatur, madje mund të them se edhe këto aktivitete i zhvillojnë me atë qëllim.

Më dukeni pesimist a ka ndonjë shpresë optimizmi më tej?

Sigurisht që jam optimist dhe shtanga nuk ka për humbur asnjëherë. Do vijë koha e të rinjve, për dy-tre vjet peshëngritja do të shkëlqejë, kjo falë punës së vetë sportistëve dhe trajnerëve. Edhe në bisedat e punës që bëjmë me njëritjetrin, del në pah ky optimizëm. Patjetër që shtanga do të ketë kampionët tanë olimpikë. Por duhen hequr këta njerëz të papërgjegjshëm, që e kanë mendjen vetëm për shou televiziv dhe për para.

Related posts

“PEKIN 2022″/ Kina nën akuzë, gara në temperatura ekstreme dhe kushte të tmerrshme në izolim

Delo.autor

MOTO GP/ “Pole position” i katërt radhazi për pilotin Quartararo në Jerez

Delo.autor

NJË LOJË QË MORI KTHESËN/ Tom Brady ishte më i madhi i të gjitha kohërave, tani ai…

Delo.autor

Leave a Comment