Të tjera

Joshua fton Fury në duel: Me të do të ‘kërcej’ në ring

Britaniku Anthony Joshua, kampioni i botës në peshat e rënda, është gati të “rock and roll” në ring me patriotin e tij Tyson Fury, në rast se ata do të përballen një ditë. Fury, ish-kampion bote, nuk ngjitet në ring që prej nëntorit 2015, kur mori titujt kampionë bote në peshat e rënda, pas fitores me vendim unanim ndaj Wladimir Klitschko. Por tashmë 29-vjeçari është gati të rikthehet në ring, pasi ka zgjidhur mosmarrëveshjet me antidopingun britanik dhe pret të rimarë licensën për boksim. Ndërsa Joshua, 28 vjeç, mban aktualisht titjt kampionë bote në kategoritë IBF dhe WBA dhe pritet që së shpejti t’i mbrojë ato ndaj një tjetër kampioni, si neo-zelandezi Joseph Parker.

Boksieri Tyson Fury

Në një deklaratë për mediat, Joshua tha: “Unë nuk e di nëse Tyson do të rikthehet, apo në çfarë situate është tani gjendja e tij. Por, siç kam thënë gjithnjë, unë jam gati të përballem me të dhe t’i tregoj vendin. Do të “kërcej” në ring me të. Nëse ai dëshiron të përballet me mua verën e ardhshme, atëherë le të vijë. Unë po i lëshoj sfidën, tashmë topi është në fushën e tij. Unë jam gati të “rock and roll” me të, nuk më intereson se çfarë mendon ai”, u shpreh kampioni britanik. Ndërsa Fury pritet që sfidën e parë pas rikthimit ta zhvillojë ndaj një tjetër britaniku, Tony Bellew.

Related posts

“JAM NË DORËN E ZOTIT”/ Fituesi i Turit operacion në shtyllën kurrizore: 95% mundësi të isha i paralizuar

Delo.autor

FORMULA 1/ Binotto karikon Ferrarin: Një makinë më e mirë në çdo drejtim

Delo.autor

NBA, James dhe Harden dhurojnë spektakël

Q.Autor

Leave a Comment