Futboll La Liga

Njihuni me Varane, djaloshi 24 vjeçar i Real Madrid me plot 14 trofe të fituar

Francezi i Real Madridit, Varane, po rritet me një ritëm të shpejtë për moshën e tij. Botërori për Klubet ka qenë trofeu i tij i fundit që iu shtua “palmaresit” privat, në të cilin tashmë janë 14 tituj në moshën vetëm 24-vjeçare. Me ritmin që ka Real Madridi në sezonet e fundit, është e mundur që së shpejti të ketë më shumë tituj se vite. Qendërmbrojtësi francez arriti në “Shtëpinë e Bardhë” në moshën 18-vjeçare dhe ka jetuar nga një rol udhëheqës në të gjithë fazën e triumfit të Real Madridit, që ka mbyllur një vit historik 2017, me pesë trofe të fituar, më shumë se kurrë.

Këto arritje janë gati rekord për moshën e tij. Për krahasim, shoku i tij i grupit, partneri në qendër të mbrojtjes madrilene (Ramos), ka 18 tituj të bardhë, me 31 vite mbi supe. Vetëm katër trofe më pak. Është e qartë se ai ka fituar gjithçka në nivelin e klubit, kështu që llogaria e vetme e papaguar që ka është në nivelin e kombëtares. Një situatë e privilegjuar për të ëndërruar rekordin e Gento-s.

Related posts

MADHËSHTOR/ Teuta shpallet kampione e Superiores dhe shkruan historinë me trajnerin Martini

Delo.autor

TRIUMFON ME PËRMBYSJE/ Barcelona rikthehet te fitorja, Messi tremb “katalanasit”

Delo.autor

GJIGANTËT NUK JANË VETËM DUKE HUMBUR PIKË/ Ja kostot financiare të dështimeve në Champions tek Real Madrid

Delo.autor

Leave a Comment