Futboll La Liga

EL CLASICO/ Ja cilat janë fjalët e Ronaldos para ndeshjes së madhe

Lojtarët e Real Madridit janë gati për “El Clasicon” e së shtunës.

Real Madridi do të presë Barcelonën në “Santiago Bernabeu” të shtunën nga ora 13:00 dhe duket se lojtarët e Los Blancos janë gati për “El Clasicon” e parë të këtij sezoni.

Këto janë fjalët e Cristiano Ronaldos përmes një postimi në “Instagram”, ku është fotografuar i gjithë ekipi i Zinedine Zidane, duke konfirmuar atmosferën e mirë në skuadër para “El Clasicos”.

“Jemi gati”, janë fjalët e portugezit që ka shkruar në rrjetet sociale, sinjal i mirë ky edhe për tifozët e Los Blancos, pasi portugezi ka kryer vetëm një seancë stërvitore me ekipin këtë javë, përpara El Clasicos, dhe raportohej se mund të mos jetë në më të mirën tij.

Por, ai është gati madje edhe Zinedine Zidane ka thënë se “Cristiano Ronaldo është 100 për qind gati për Barcelonën” dhe pritet një ndeshje e zjarrtë në Bernabeu, aty ku para pak muajsh Reali fitoi 2:0 në kuadër të Copa del Rey, pak ditë pas triumfit 3:1 në “Camp Nou”.

Related posts

KËSHILLON MBROJTËSIN RAMOS/ Saviola: Duhet të largohet nga Real Madrid dhe të kalojë tek…

Delo.autor

“ËSHTË NJË SITUATË SHUMË E VËSHTIRË…”/ Modric për shokun e skuadrës: Ka ardhur momenti të marrë një vendim

Delo.autor

Top 20 skuadrat më të mirë në top pesë ligat evropiane pas ndeshjeve të 16/18 shkurtit

Q.Autor

Leave a Comment