Futboll

Kur ishte 17 vjeç Cristiano Ronaldo mund të kishte qenë lojtar i klubit të madh të Serie A

Në një intervistë për “Sky Sport”, Cristiano Ronaldo ka rrëfyer se mund të kishte qenë një futbollist i Juventusit, kur ishte vetëm 17 vjeç.

Portugezi rrëfeu se krahas Manchester Unitedit, edhe bardhezinjtë shprehën interes konkret për të, kur luante me Sportingun e Lisbonës.

Kur isha 17 vjeç, më kërkuan shumë klube, por më konkretë u shfaqën Juventusi dhe Manchester United. Mund të kisha shkuar te Juventusi, por anglezët ofruan më shumë garanci dhe për më tepër, Premier League ishte një ëndërr për mua, që kur isha fëmijë”, u shpreh Cristiano Ronaldo.

Related posts

TRAJNERI I ARSENALIT/ E merituam të fitonim ndaj Liverpoolit

Isa.Autor

NBA/ Warriors dominojnë dhe shpallen kampionë në shtëpinë e kundërshtarit

Sadik.Autor

ZBULON ARSYEN QË E BINDI TË ZGJEDHË PSG-NË/ Messi: Nuk e kisha parë kurrë një gjë të tillë

Delo.autor

Leave a Comment