Futboll Sport

Shehi përballë Shkëmbit, dy shokët rivalë në miqësore

Vitet e lavdishme të Skënderbeut kanë qenë të lidhur ngusht me dy personazhe të rëndësishëm për skuadrën. Bledi Shkëmbi dhe Orges Shehi. Dy ikona të klubit dhe tifozerisë korçare.Dy kapitenë të periudhës së artë të bardhekuqve. Dy miq, të cilët ia lanë njëri-tjetrit stafetën e kapitenit, ndërsa tashmë kanë nisur karrierën si trajnerë. Këtë të shtunë, më 21 korrik, të dy do të jenë përballë si rivalë.

Orges Shehi si trajner i Skënderbeut dhe Bledi Shkëmbi si trajner i Teutës. Në kulmin e përgatitjeve për sezonin e ri, dy skuadrat do të zhvillojnë në Korçë një ndeshje testuese. Shkëmbi kthehet për herë të parë si rival në vendlindje dhe në ekipin ku dha edhe mori shumë kënaqësi e trofe. 6 tituj kampionë dhe 2 Superkupa nga rikthimi në vitin 2010 deri më 2016-ën.Më pas largimi, kalimi i shiritit të kapitenit te portieri Shehi dhe një aventurë e re në stol. Ftesat nga Korça nuk kanë munguar asnjëherë: Skënderbeu mbetet shtëpia e Shkëmbit dhe ai mund të kthehet aty në çdo kohë si trajner apo drejtues. Miqësorja e së shtunës do të jetë një parapërgatitje e javëve që do të vijnë, pasi kampionati të ketë nisur.

Në atë kohë, Skënderbeu dhe Teuta do të luajnë vërtetë si rivale në Kategorinë Superiore. Në javën e 6-të të Kategorisë Superiore, diku në periudhën nga fundi i shtatorit, Durrsakët do të jenë ekipi pritës, ndërsa në javën e 15-të Shkëmbi do të paraqitet në Korçë sërish si rival. Atëherë do të luhet për objektiva realë. Kjo e tanishmja mbetet thjesht një miqësore, edhe pse Shkëmbi dhe Shehi do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.

Related posts

“PËRBINDËSH” SI BABAI/ Ronaldo JR dhuron SPEKTAKËL me 2 SUPERGOLA tek JUVE (VIDEO)

Isa.Autor

NGA GJIMSHITI TEK CIKALLESHI/ 53 futbollistë të grumbulluar, ja çfarë duhet të dini për Shqipërinë e Rejës

Delo.autor

“MESSI ËSHTË I KËNAQUR ME KOEMAN”/ Bartomeu acaron “Pleshtin”: Duhet të krenohemi që e mbajtëm

Delo.autor

Leave a Comment