Futboll

Coppa Italia / Penalltia e dyshimtë e Pjanic dërgon Juve-n në finale

Juventus ka mposhtur me të njëjtin rezultat si në ndeshjen e parë Atalanta-n, 1-0, edhe në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinalet e Coppa Italia duke siguruar vendin e parë bosh të finales. Ishte një ndeshje e luftuar në Allianz Stadium, me Atalanta-n që ka luajtur si e barabartë me kampionët e Italisë dhe vetëm një penallti e dyshimtë ka vendosur fatin e ndeshjes.

Atalanta kishte mundësinë e parë për të shënuar por goditja e Gomez pritet pa shumë probleme nga Buffon. Mundësia e vetme e Juve-s ishte ajo e Mandzukic pak përpara përfundimit të pjesës së parë por edhe Berisha bën një pritje të mirë. Pas pushimit Atalanta insistoi më shumë dhe shpërdoroi dy raste të mira me Gomez, i cili herën e parë godet shtyllën nga distanca ndërsa herën e dytë nuk gjen kuadratin.

Juventus di së fitohen ndeshje të tilla, dhe me pak fat që nuk pësoi gol nga rastet e shumta të Atalanta-s, arrin të fitojë një penallti pasi Matuidi rrëzohet në zonë. Një penallti e dyshimtë por kjo nuk i intereson Pjanic, i cili godet në mes të portës duke zhbllokuar rezultatin. Atalanta demoralizohet nga goli i pësuar dhe duhet të pajtohet me një disfatë të pamerituar.

Related posts

NGA FUTBOLLISTËT TEK PRESIDENTËT E KLUBEVE/ Ja kur sportistët kanë pasur nevojën e truprojave

Delo.autor

Sulmuesi i Valencias: Nuk jemi të frikësuar nga Barça, Messi…

Delo.autor

EKIPI MË NË FORMË NË EUROPË/ Çfarë rekordi i Leipzig në Bundesliga

F.autor

Leave a Comment