Futboll Kombëtarja Sport

Luan në Izrael/ Ahmedi këshillon Shqipërinë: Kujdes nga Dabbur, mbrojtja pika e dobët e vendasve

Ndeshja me Izraelin është shumë e rëndësishme për ecurinë e ekipit tonë kombëtar. Sonte në mbrëmje, duke filluar prej orës 20:45, kombëtarja kuqezi do të ketë një përballje të vështirë në Beer Sheva. Edhe pse një ekip me ulje dhe ngritje, Izraeli është për t`u patur frikë, aq më shumë kur mendon se në ndeshjen e pak ditëve më parë ndaj Skocisë, përmbysi rezultatin duke marrë tre pikët e para në grup.

Por a ka pika të dobta kjo skuadër? Si mund të fitojë Shqipëria kundër të besuarve të Andreas Herzog? Cili është lojtari më në formë i Izraelit dhe çfarë duhet të bëjnë kuqezintjë për të ndalur atë? Këtyre pyetjeve u jep përgjigje një prej futbollistëve kuqezi, Valon Ahmedi, 24-vjeçari që prej një muaji luan në kampionatin izraelit me skuadrën e Kiryat Shmona.

Edhe pse ka kohë që nuk grumbullohet në Kombëtare, Ahmedi ka nisur të luajë rregullisht në kampionatin izraelit, duke regjistruar katër prezenca në fushën e lojës me skuadrën e tij të re, për të cilën ka dhënë dhe një asist për gol.

Mesfushori me tipare sulmuese, me aq sa e ka njohur ai kampionatin e Izraelit por dhe futbollistët që luajnë me kombëtaren e këtij vendi, shprehet se Shqipëria duhet të ketë kujdes ndaj sulmuesit Munas Dabbur. Futbollisti i Redbull Salzburgut, është në formën e tij më të mirë, dhe mund të jetë i rrezikshëm për Shqipërinë.

“Pika e fortë e Izraelit është sulmuesi Dabbur. Është një futbollist shumë i fortë dhe po kalon një moment shumë të mirë. Ndërsa pika më e dobët do të thoja se është mbrojtja”-tregon Valon Ahmedi.

Ai thotë se ndeshja pritet të jetë shumë e vështirë, për faktin se Izraeli luan në shtëpi dhe në një stadium si Beer Sheva, që ka tifozeri shumë të nxehtë.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë sepse Izraeli luan në shtëpi. Është një kundërshtar shumë i fortë, ka futbollistë shumë të mirë, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Beer Sheva, që është një stadium shumë i nxehtë me tifozeri shumë të mirë. Mendoj se ekipi, i cili do të jetë më agresiv, që do të luajë taktikisht më mirë ndaj kundërshtarit, do të dali me një rezultat pozitiv nga fusha”-tregon mesfushori i kombëtares.

Në fund ai tregon se për të fituar këtë ndeshje ndaj skuadrës vendase duhet përqëndrim. “Niveli i kampionatit në Izrael është shumë i fortë. Organizimi i mirë, besoj se Shqipëria duhet të luaj e përqëndruar gjatë gjithë ndeshjes, pra të luajë siç luajti në shtëpi kur fitoi me rezultatin 1-0”,– përfundon Ahmedi.

 

Related posts

“TURP QË DYBALA DHE MORATA TË LUAJNË SI MBROJTËS”/ Cassano: Më shtrëngon zemra, Allegri fajtor…

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Benfica-Bayern Munich. Rezultati 0-4

Delo.autor

Juventus – Lazio/ Formacionet zyrtare: Ronaldo dhe Strakosha nga minuta e parë

Isa.Autor

Leave a Comment