Futboll La Liga

Reali e dëshiron me çdo kusht, Presidenti i Bilbaos jep përgjigjen zyrtare për Kepa-n

Real Madrid është i interesuar në portierin spanjoll të Athletic Bilbaos, Kepa Arrizabalaga

Presidenti i Athletic Bilbaos, Josu Urrutia ka thënë se nuk ka asnjë informacion se Real Madrid po interesohet për portierin e tij, Kepa Arrizabalaga.

Por, ai tha se nëse portieri dëshiron të largohet, atëherë duhet të ua konfirmojë këtë atyre dhe të paguajë klauzolën e tij.

“Lojtari nuk na ka thënë se dëshiron të largohet dhe për momentin jam pozitiv në renovimin e kontratës”, tha fillimisht Urrutia gjatë një konference për media.

“Por, nëse lojtari dëshiron të largohet, atëherë duhet të na tregojë dhe të paguajë klauzolën e tij”, tha në fund ai.

Klauzola e kepa është vetëm 25 milionë euro, shumë kjo e pranueshme për Real Madridin.

Related posts

ALKOOL DHE VAJZA/ Futbollistët e Premierligës “shthuren” në Ibiza (FOTOT)

Delo.autor

Roma rikthen vëmëndjen në kampionat/ Perotti është gati ndaj Fiorentinës

Sadik.Autor

“KUPAT E EUROPËS JANË MOTIVIM PËR ÇDO LOJTAR”/ Latifi: Arsyeja kryesore përse zgjodha Vllazninë ishte sepse…

Delo.autor

Leave a Comment