Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Një talent SHQIPTAR zbarkon në elitën e futbollit skocez…

Tanimë Shqipëria do të ketë një përfaqësues edhe në Premiership të Skocisë. 20-vjeçari Egli Kaja është huazuar nga AFC Wimbledon i Anglisë te Livingston, skuadra që është ngjitur sivjet në elitën e futbollit skocez.

Futbollisti, që preferon të luajë në të dy krahët e sulmit, ka qenë edhe pjesë e kombëtares U-21 në vitin 2017 dhe në sezonin e kaluar luajti 24 ndeshje dhe shënoi tre gola në League One (kategoria e tretë angleze). Prej pak kohësh ai ka zgjidhur edhe problemet burokratike me pasaportën dhe është me të drejta të plota një futbollist shqiptar.

Pasi refuzoi mundësinë për të shkuar te Leeds United, ku nuk kishte të garantuara minutat e nevojshme në fushë, që i nevojiten për rritjen e tij profesionale, Kaja ishte pranë Falkrik në kategorinë e dytë skoceze, por një javë më parë ai u transferua te Livingston, në elitën e futbollit skocez.

“Jemi të lumtur që kemi në ekip një futbollist të ri premtues si Egli. Jam shumë i kënaqur që kemi mundësinë ta ndihmojë të përmirësohet, sepse është një lojtar me shumë potencial, që do t’i shërbejë skuadrës tonë.” – deklaroi trajneri i Livinston, Kenny Miller për “BBC Sports”.

Egli Kaja ka të njëjtin menaxheri me të famshmin Harry Kane. Ai do të debutojë zyrtarisht me Livingston në një ndeshje “epike”, kundër kampionëve të Celtic, më 4 gusht.

Related posts

ZËNKA ME CONTEN/ Sulmuesi i Tottenham: Ishte i hekurt, ai shpenzoi dy orë me radhë duke më bërtitur…

F.autor

Tirana merr formë, me bardheblutë rinovon edhe mbrojtësi Dorian Kërçiku

Isa.Autor

MINIERIË TALENTESH/ Freiburg i Abrashit është kampioni i vërtetë gjerman!

Isa.Autor

Leave a Comment