Futboll

Tragjedi në kampionatin portugez, Edu humb betejën me kancerin në ditën e Krishtlindjes

Asi i Boavista-s Edu Ferreira ka ndërruar jetë në ditën e Krishtlindjes, pasi humbi betejën me kancerin në moshën 20-vjeçare.

Futbollisti u diagnostikua gjatë nëntorit të kaluar, dhe sëmundja e mposhti të dielën në spitalin Santo Antonio të Portos.

Edu filloi stërvitjen me klubin në fillimin e 2016/17, por u detyra të tërhiqej pasi u zbulua tumori në kockën e këmbës.

Image result for Edu Ferreira

Në fillim të këtij muaji është zbuluar se skuadra portugeze i kishte rinovuar kontratën talentit deri në 2019, dhe kishte vazhduar t’i paguante rrogën.

Por në mënyrë tragjike, klubi konfirmoi vdekjen e tij me anë të një komunikate zyrtare.

Aty shkruhej: “Të kuptosh lojën mund të jetë shumë e vështirë, sidomos kur e keqja të troket në derë pasi sapo kemi humbur njeriun tonë.

“Do ta dedikojmë këtë ditë të kujtojmë momentet e mira që kemi kaluar së bashku.

“Humbja është e madhe dhe zemrat tona nuk do ta harrojnë kurrë. Sot, parajsës i është shtuar një tjetër yll. U prehsh në paqe, Edu!”

Varrimi i tij do të bëhet më 27 dhjetor.

Related posts

NJË TJETËR SHQIPTAR TEK BASEL/ Firmos me gjigantët zviceranë futbollisti 23-vjeçar… (FOTO)

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-BARCELONA/ Katalanasit nuk vonojnë, shënon “El pistolero”

Delo.autor

FORMULA 1/ Monza “sold out”, Ferrari e ka detyrim fitoren

F.autor

Leave a Comment