Futboll Seria A

Nga parkues në bomber, ja 10 sekretet e goleadorit Icardi

Momentalisht është një prej sul muesve më të fortë në botë. Me siguri mes tre të parëve në Itali. Po çfarë fshihet pas këtij lojtari të jashtëzakonshëm? Ja 10 sekrete mbi bomberin zikaltër.

MË MIRË FILMAT…

Fillimisht Mauro Ikardi nuk ishte i joshur nga futbolli. E shihte si argëtim, por asgjë më shumë. Aq sa nuk ndiqte ndeshjet e asnjërës skuadër, duke u limituar vetëm të praktikonte sportin. Në kohën kur ishte pjesë e akademisë së Barcelonës, për shembull, preferonte të shikonte filma në vend se të qëndronte me skuadrën e parë.

ikardi

STUDENT MODEL

Ashtu si në fushë, edhe në shkollë argjentinasi ishte një fenomen. Notat e tij, në fakt, ishin të gjitha 9 dhe 10.

TATUAZHET

Në pulpë ka kërkuar t’i bëhet tatuazh fytyra e vajzës Françeska, numri 19 (kanë lindur të dy në të njëjtën ditë të shkurtit), një sahat që shënon orën kur ajo erdhi në jetë (12:46), dhe shkronjat “W” e “M” si (W)Vanda dhe Mauro.

“JO” MUZIKËS ITALIANE

Është i pasionuar pas muzikës latino-amerikane dhe, në fakt, e ka zakon të marrë me vete një kuti me këngë, të cilat i dëgjon me zë të lartë përpara çdo ndeshjeje. Nuk pëlqen asnjë tip të muzikës italiane.

ikardki

SHPËTIMI

Një herë shpëtoi qenin e tij “historik” Toto nga një zjarr i rënë në shtëpi, i shkaktuar nga gjyshja që, e shpërqendruar me telefonin, harroi ushqimin mbi furnelë.

PARKUES

Ka nisur të fitojë para shumë herët. Si? Parkonte makinat jashtë diskotekave, pas seancave stërvitore.

PLËNDËS ME FASULE

Maurito është i çmendur pas plëndësit me fasule, të cilin e cilëson si “një delir për shqisën e shijes dhe stomakun”. Por edhe për “Sabalo”-n, një peshk argjentinas që (thotë ai) do ta hante bashkë me hala: “Kam qenë gjithmonë disi i egër dhe, në disa aspekte, jam akoma edhe sot”.

XHON SINA

Është i pasionuar çmendurisht pas Wrestling. Sport të cilin e dashuron dhe e ndjek në mënyrë konstante. Personazhi i tij i preferuar? Xhon Sina.

MAKINA

Ka pasion edhe makinat dhe orët. Në garazhin e tij (mes të tjerash) ka edhe një Hammer e një Lamborghini zikaltër.

KAPELE

Koleksionon kapele. Në shtëpi, në fakt, ka një dollap plot.

Related posts

TEUTA GATI PËR EUROPËN/ Shkëmbi mbyll merkaton dhe mendon për…

Delo.autor

PARADOKSI TEK PARTIZANI/ Tre muaj “pauzë”, trajneri Daja e ndërton ekipin vetëm në fund

Delo.autor

MESSI shënoi nga goditja e dënimit, ja çfarë bëri futbollisti i PSV-së (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment