Futboll Kategoria Superiore Sport

DOMINIM ABSOLUT/ “Ballshiotët” shkërmoqin Skënderbeun në Korçë

Bylisi ka shkërmoqur Skënderbeun me rezultatin 3-0, në përballjen e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë Superiore, të zhvilluar në Korçë.

Dominim absolut i skuadrës ballshiote, që arriti t’i jepte një leksion futbolli skuadrës së Ilir Dajës. Ishte futbollisti Peposhi ai që hapi serinë e golave në minutën e 11-të duke goditur saktë nga brenda zonës, pas asistit të Muratajt.

Miqtë nuk u mjaftuan më një gol në fragmentin e parë të lojës, teksa në sekondat e fundit, ish-sulmuesi i Skënderbeut, Guindo, ndëshkon korçarët, duke shënuar me kokë.

Skuadra e Dovedan, shkon në dhomat e zhveshjes në avantazhin e  2 golave. Kur u mendua se pjesa e dytë do të fliste për bardhekuqtë, Bylisi i surprizon të gjithë, duke shënuar edhe golin e tretë, me anë të portierit Hidi, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë triumf skuadra ballshiote u ngjit në kuotën e 4 pikëve, ndërkohë që Skënderbeu mbetet në kuotën e 6 pikëve. Në javën e katërt, Skënderbeu do të ndeshet ndaj Tiranës në transfertë, ndërkohë që Bylis pret Kukësin në “Adush Muça”.

Related posts

SUPERIORE/ Derbi: Ja si do të rreshtohen Tirana dhe Partizani (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

EKSKLUZIVE/ Rigers KARAJ: Kategoria e Parë është më e luftuar se Superliga! Korabi do…

Isa.Autor

“AVOKATI I DIEGOS S’MË KA DËRGUAR ASGJË PËRVEÇ 3 MAKINAVE”/ Administratori i pasurisë së Maradonës: Nuk kam dokumente apo…

Delo.autor

Leave a Comment