Futboll Seria A

Petagna flet për situatën e Milanit, lë të hapur mundësinë e rikthimit tek kuqezinjtë

Sulmuesi i Atalantas, Andrea Petagna e pranon se është i lënduar nga situata e Milanit, por sipas tij ata kanë për t’u rikthyer nën menaxhimin e Gennaro Gattusos.

Petagna filloi karrierën e tij në Milan para se të bashkohej me Atalantën vitin e kaluar dhe 22-vjeçari nuk e fshehu asnjëherë ashurinë e tij për Rossonerët, raporton Alpenews.al.

“Gattuso ishte një kampion i madh dhe mbi të gjitha një shembull për lojtarët e rinj si unë për shkak të vendosmërisë që ai aplikoi në fushë,”  tha ai për Gazzetta dello Sport.

 

“Është një kohë e vështirë për ta, por mendoj se do të kalojnë. Ata kanë dalë nga vështirësitë në të kaluarën.

“A po ëndërroj një kthim në Milano? Tani për tani, unë jam duke bërë mirë këtu dhe jam i lumtur. Nuk e di nëse e shoh veten në fanellën e Milanit përsëri.

“Unë kam për të provuar vlerën time në Bergamo. Ndoshta do të ketë mundësi të tjera edhe një ditë. “, përfundoi Petagna.

Related posts

PSE E PËRJASHTOVE GOMEZ? Gasperini tërbohet me gazetarët: Mjaft, po e teproni tani. Klubi…

Delo.autor

Karikatura e ditës, shihni kush janë personazhet e sotme (FOTO)

Q.Autor

TRAJNERI GEGA VAZHDON MERKATON/ Partizani me goditje blic, ish-sulmuesi i kombëtares afër “Demave”

Delo.autor

Leave a Comment