Futboll La Liga

Reali i pakënaqur me Benzema, gati oferta marramendëse për Agueron në janar

Sergio Aguero është shumë pranë largimit nga Manchester City, ndërkohë që Real Madridi është duke përgatitur ofertë në vlerë prej 70 milionë eurosh për ta transferuar në janar.

Sulmuesi argjentinas ka qenë në formë të shkëlqyer për klubin anglez edhe këtë sezon duke realizuar 13 gola, megjithëse nuk është më i pazëvendësueshëm në fazën ofensive që nga transferimi i Gabriel Jesus.

Emisioni spanjoll El Chiringuito ka raportuar se Aguero dëshiron të largohet nga City, meqë nuk ka raporte të mira me trajnerin Pep Guardiola.

Nëse ndodh kjo, Los Blancos janë të gatshëm që ta rrëmbejnë edhe atë për një shumë të majme parash.

Mungesa e tij në formacionin startues në derbin e Mançesterit, nxiti më shumë spekulime për pakënaqësinë e sulmuesit.

Lojtari mendon se nuk vlerësohet sa duhet nga Guardiola, ndërsa Mbretërit janë informuar për pakënaqësitë e tij te klubi aktual.

Reali është në kërkim të një sulmuesi, ndërsa deri më tani kanë dështuar në përpjekjet për transferimet e Harry Kane dhe Mauro Icardit.

Aguero ka luajtur për pesë sezone në Madrid, por te Atletico, ndërsa Florentino Perez është i gatshëm të shpenzojë 70 milionë euro për të.

Related posts

“SAN SIRO” I TEJMBUSHUR/ Numra rekord për Derbin e “Madoninës”, ja sa të pranishëm në stadium

Delo.autor

(VIDEO) Neymar shënon një gol të pabesueshëm, ja si i befason

Delo.autor

E ardhmja e Milan, Mirabelli “ngoh zemrat” e tifozëve

Sadik.Autor

Leave a Comment