Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Manchester United ofron 15 milionë euro për talentin shqiptar…

Mediet italiane kanë shkruar ditët e fundit se Interi ka nisur kontaktet me Veronën për transferimin e Marash Kumbullës, 19-vjeçarit të Kombëtares Shqiptare që i janë dashur vetëm pak muaj për të shkëlqyer tek ekipi veronez në krah të Amir Rrahmanit.

Por duket se zikatrit po hasin një konkurrencë të fortë për të siguruar kartonin e shqiptarit, që pëlqehet gjithashtu nga Juventusi dhe Leipzigu.

Së fundmi ka dalë në skenë një tjetër emër i madh i futbollit europian, Manchester United, që sipas “Daily Star” është po përgatit ofertën konkrete prej 15 milionë eurosh.

Me një shumë të tillë duket se “Djajtë e Kuq” nuk do të kenë konkurrentë, por gjithçka do të varet nga dëshira e lojtarit.

Related posts

ASIA TROPHY/ Wolves e mposht në finale të besuarit e Guardiolës

Delo.autor

RINOVIMI I MAIGNAN/ Tare: 8 milionë euro pagë? Ja e vërteta

F.autor

ELEMINIMI I TURPSHËM/ Tifozët e Luftëtarit reagojnë ASHPËR: Merrni KAZMA, LOPATA të…(FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment