Kategoria Superiore Shqipëri

Vllaznia, Bushati: Përgjegjësitë fillojnë nga koka deri tek rezervat

Skuadra e Vllaznisë po kalon momente të vështira. Ndonëse mbështetja nuk ka munguar, sërish rezultatet nuk janë ato të duhurat. Këtë radhë, ai që ka folur mbi situatën te kuqeblutë, ka qenë kryetari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Xhemal Bushati.

Ai ka qenë bashkë me kryebashkiaken Voltana Ademi në hotelin ku skuadra ka qenë e grumbulluar në pragndeshjen me Skënderbeun, por as kjo nuk dha rezultat, sepse Vllaznia u mund 1-4 në “Loro Boriçi”. “Si qytetar dhe si sportdashës nuk ndihem aspak mirë. Situata te Vllaznia nuk është ajo që pritet nga opinioni sportiv dhe qytetar. Duhet të shihen shkaqet pse Vllaznia ka arritur sot këtu, përgjegjësitë duhet të fillojnë nga koka dhe deri tek futbollistët rezervë”- është shprehur Bushati në një prononcim për mediat.

Po ashtu, kryekëshilltari i Shkodrës ndalet edhe te çështja e privatizimit të klubit, të cilën e quan domosdoshmëri, prandaj shton: “Dy klubet më të mira të Shqipërisë, Vllaznia dhe Tirana, kur janë administruar nga bashkitë, nuk kanë patur sukses. Pra, mendoj se problemi është sistemi, pasi situata po tregon se privati është më i suksesshëm”.

Related posts

MIGJEN BASHA FIRMOS NË AUSTRALI/ Te klubi i ri e shohin si lider

Delo.autor

SUPERIORE/ Spikasin Partizani-Vllaznia dhe Laçi-Kukësi, ja axhenda e javës së 21-të…

Delo.autor

E RËNDË/ Humbi ndeshjen, TRAJNERI SHQIPTAR SULMOHET në hyrje të banesës 

Isa.Autor

Leave a Comment