Futboll La Liga Sport

ZBULON KËSHILLËN E MARRË NGA “JASHTËTOKËSORI”/ Pedri: Nëse ta thotë ai…

Mesfushori i Barcelona-s, Pedri, ka fituar edicionin e 19-të të Gold Boy, një çmim që jepet nga italiania Tuttosport për lojtarin më të mirë në botë Under 21.

Pedri është pyetur nga Tuttosport se cili mendon ai se do të jetë Golden Boy i ardhshëm.

“Më pëlqen Jude Bellingham, ndoshta sepse roli i tij është i ngjashëm me timin, por edhe për shkak të stilit dhe personalitetit. Shpresoj të luaj kundër tij ndonjëherë për t’i kërkuar fanellën”, ka thënë Pedri.

Talenti ka folur edhe për marrëdhënien e tij me Messi-n.

“Ka qenë një ëndërr të luaja me të. Unë ishte 3 vjeç kur ai fitoi Golden Boy. Ai do të jetë gjithmonë një legjendë për tifozët e Barcelona-s,  dhe po mua është një nder që kam marrë këshillën e tij.

“Cili lojtari i ri nuk do të donte të merrte një këshillë nga ai? Një përbindësh si ai? Ai më uroi mua dhe me tha të mos dorëzohem kurrë. Nëse një si ai ta thotë një gjë të tillë, thjesht duhet të bindesh”.

Related posts

U MPOSHTËN ME PËRMBYSJE/ Shumë tension mes Dybala dhe Juventusit, ja elementi negativ

Delo.autor

Baresi masakron Sampaoli-n: Një katastrofë, por kam respekt për…

Sadik.Autor

ZHGËNJIM I PABESUESHËM/ Messi bie në Katar, Arabia Saudite dhuron befasinë e madhe

F.autor

Leave a Comment