Kategoria Superiore Shqipëri

E papritur! Partizani paguan dhe rikthen trajnerin Starova në stol

Drejtori Olsi Rama kishte thënë se nuk do ta shlyenin gjysmën e mbetur të dënimit të trajnerit Sulejman Starova me para, sikurse bënë me Trashin dhe Bathën. Por, një transfertë me shumë rëndësi, si kjo e Korçës, duket se i ka ndryshuar mendimet e krerëve të kuq në orët e fundit. Në mënyrë të papritur, Partizani luan ndaj Skënderbeut me trajnerin e vet në stol, pas pesë ndeshjesh mungesë.

Njëlloj surprize, që është mësuar vetëm pak minuta para startit të supersfidës së javës së 21-të të Superiores në “qytetin e serenatave”. Ka qenë instistimi i “Bobit” për t’u kthyer në stol, qoftë edhe duke paguar vetë financiarisht, ai që ka predominuar në këtë rast, edhe pse Rama tha se veprimet e trajnerit në dy ndëshkimet e këtij sezoni janë të patolerueshme. Një “përforcim” me vlerë për “demat” në përballjen e ethshme me Skënderbeun kjo e trajnerit, por që duhet “të kafshojë gjuhën” tashmë, sepse është “recidivist” për organet juridike të FSHF-së dhe mezi e presin të “falet” para tyre.

 

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ PO MAHNISIN: KOSOVA drejt Ishujve Faroe për suksesin e radhës

Isa.Autor

IRRITOHET CUNGU: Goli i anuluar i Rexhinaldos ishte krejtësisht i rregullt, ja çfarë i mungon Kukësit

Isa.Autor

“PO DRIDHEJ GJITHË SHTËPIA”/ Sulmuesi Xhixha rrëfen frikën e tërmetit: Ankthi u shtua kur…

Delo.autor

Leave a Comment