Basketball Të tjera

Basketboll/ Të “armatosur” deri në dhëmbë, Policia arreston 3 ultras të Partizanit, shihni

Me gurë, drunj e shkopinj bejzbolli kanë kundërshtuar policinë dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tyre gjatë derbit të basketbollit mes Tiranës dhe Partizanit. Policia e Tiranës ka arrestuar 3 ultras të ekipit të basketbollit të Partizanit si dhe 3 të tjerë janë proceduar penalisht. Në pranga kanë përfunduar Bledar Beca, 33 vjeç, banues në Tiranë, Agron Meçanaj, 38 vjeç, banues në Tiranë. Aden Xh., 18 vjeç, banues në Tiranë.

 

 

Sipas policisë, këta shtetas në bashkëpunim me disa të tjerë ende të paidentifikuar, gjatë ditës së djeshme rreth orës 17.30, në rruga ”Dritan Hoxha”, para fillimit të ndeshjes së basketbollit e cila do zhvillohej në pallatin e sportit “Asllan Rusi” ndërmjet ekipeve Tirana – Partizani kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së forcës së Posaçme “Shqiponjat” dhe shërbimet e tjera të Komisariateve të Policisë Nr 2 dhe 3 duke i goditur me sende të forta, gurë, drunjë e shkopinj bejzbolli.

Ndërhyrja e menjëhershme e forcave të tjera të Policisë, bëri të mundur nutralizimin e veprimeve të mëtejshme nga ana e tifozëve kundrejt policisë si dhe më pas arrestimin e tre prej tyre të cilët qëlluan punonjësit e policisë me sende të forta. Motivi i kësaj situate ka qenë se punonjësit e policisë kishin marrë detyrë që atë grup tifozësh prej afro 130 personash ta zhvendosnin nga aty ku ishin pozicionuar pasi ishin burim konflikti dhe ishin përgatitur të prodhonin konflikt me ekipin kundërshtar, atë të Tiranës.

WhatsApp Image 2017-12-10 at 15.34.08

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe arrestimin edhe të personave të tjetër që kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë.

WhatsApp Image 2017-12-10 at 15.34.14

WhatsApp Image 2017-12-10 at 15.34.15

Related posts

Projekti i drejtuesve të Moto GP, një garë qytetase në vitin 2020

Q.Autor

COVID-19/ 72 basketbollistë të infektuar, NBA mendon ndërprerjen e kampionatit

Delo.autor

“TANI PO SHIJOJ JETËN TIME”/ Rrëfehet Fury: Ja ndaj kujt do të dueloj dhe mbroj titullin kampion

Delo.autor

Leave a Comment