Kategoria Superiore Shqipëri

Skënderbeu në ankth, Sabien Lilaj drejt largimit nga korçarët

Në merkaton e janarit Skënderbeu përveç Bajram Jashanicës i cili me shumë gjasa do të transferohet në kampionatin rus, mund të humbasë edhe liderin e mesfushës.

Sabien Lilaj i cili falë formës së mirë që ka treguar me korçarët në këtë sezon u rikthye edhe në Kombëtaren shqiptare ka gjasa t’i japë lamtumirën Skënderbeut në merkaton dimërore.

Në drejtimin të Lilaj kanë mbrritur shumë oferta. Futbollisti më i mirë në Shqipëri për vitin 2017-të kërkohet me ngulm në Zvicër nga një skuadër e fortë, por që nuk emri nuk bëhet i ditur.

Nëse oferta e klubit në fjalë do të jetë joshëse për lojtarin dhe në terma të mirë financiarë për Skënderbeun, Lilaj mund të largohet nga Korça, pasi në moshën 28-vjeçare kërkon të provojë një eksperiencë të re jashtë vendit pas asaj me Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci përpara disa vitesh.

Por për mesfushorin ka oferta edhe nga Belgjika e Rusia edhe pse më bindëse është ajo që vjen nga Zvicra.

Related posts

SFIDA NDAJ TIRANËS/ Memelli: Do të tentojmë për tre pikët edhe pse kemi kundërshtar të vështirë

Delo.autor

“Dem i Kuq” deri më 2021, Partizani prezanton talentin shkodran

Q.Autor

RENDITJA E SUPERIORES/ Tirana mbyll vitin në krye. Ja situata e skuadrave pas javës së 15…

Delo.autor

Leave a Comment