Futboll Seria A

Sot Lazio-Torino, Mihajloviç luan pankinën

Java e 16 e Serisë A do të mbyllet me takimin e mbrëmjes së sotme, mes Lazios dhe Torinos në ‘Olimpico’. Bardhekaltrit e Inzaghit lanë pas momentin negativ me fitoren me përmbysje në Xhenova ndaj Sampdorias dhe sot do të kërkojnë të marrin një tjetër 3-pikësh për të barazuar Romën në vendin e 4-t të renditjes.

Trajneri Inzaghi pritet të ketë në dispozicion thuajse të gjithë lojtarët, ndërsa krahas fitores, sfida e vërtetë për kryeqytetasit duket se është rikthimi te goli i Ciro Immobiles. Sulmuesi i kombëtares italiane ka shënuar vetëm një gol gjatë muajit nëntor, edhe atë me 11-metërsh ndaj Romës në derbi, ndryshe nga periudha shtator-tetor, ku shënoi plot 14 të tillë.

Përballë Lazios sot do të jetë Torino, një ekip I ndërtuar për të synuar një vend në Europa League, por që me paraqitjen e deritanishme nuk po bind aspak. Skuadra e Mihajloviçit luan mirë me të mëdhatë, por ka lënë shumë pikë me skuadrat e vogla, duke bërë që pas 15 javësh të ketë vetëm 20 pikë në vendin e 12 të renditjes.

Presidenca e klubit ka hedhur dyshime edhe mbi punën e trajnerit Mihajloviç, aq sa mediet italiane raportojnë se një humbje sot në kryeqytet mund të pasohet me shkarkimin e tij nga stoli. Në 2 transfertat e fundit, Torino është përballur me skuadrat e Milanos në ‘San Siro’, ku ia ka dalë t’i rrëmbejë barazimin si Interit, ashtu edhe Milanit, ndërsa do të kërkojë të mos dalë pa pikë edhe sot në ‘Olimpico’.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Një gol nga hiçi dhe kaos në “Air Albania”, Polonia mposht Shqipërinë dhe merr vendin e dytë

Delo.autor

Lajm i mirë për tifozët e Chelsea, Dzeko i thotë “PO” Contes

Q.Autor

LOKOMOTIV MOSCOW-ATLETICO/ Pas një krosimi nga Herrera, Gimenez fluturon dhe ZHBLLOKON sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment