Eredivisie Futboll Sport

PAS LARGIMIT TË TALENTIT TEK SERIE A/ Ajaxi blen 15 milion euro zëvendësuesin e De Ligt…

Pas largimit të Matthijs De Ligt për te Juventusi, drejtuesit e Ajaxit ishin në kërkim të një zëvendësuesi për 19-vjeçarin.

Mesa duket atë e kanë gjetur në Meksikë, te Klub Amerika.

Holandezët kanë firmosur me Edson Alvarez, i cili i ka kushtuar 15 milionë euro arkave të Ajaxit.

21-vjeçari nënshkroi kontratën5-vjeçare, e cila e mban të lidhur me holandezët deri në vitin 2024.

Talenti meksikan luan në qendrën e mbrojtjes, por nuk e ka aspak problem të luajë edhe në krahun e djathtë.

Sezonin e fundit ai zhvilloi 34 ndeshje, ku arriti të shënojë edhe 3 gola, që nuk janë pak për një mbrojtës.

Related posts

NDESHJA MIQËSORE/ Feston rekordin ndaj Shqipërisë, mbrojtësi i Uellsit i kërkon një “nder” Bejlit

Isa.Autor

A do të largohet pas humbjes në finale? Daliç mban në ankth Kroacinë

Isa.Autor

SHAU ARBITRIN NË CHAMPIONS/ Neymar mbetet jashtë…

Delo.autor

Leave a Comment