Kategoria Superiore Shqipëri

Stadiumi drejt degradimit, Lushnja pa sponsor e infrastrukturë. Klubi nuk di ku të stërvitet

Futbolli lushnjar vijon të mbetet një “gropë e zezë” për Bashkinë e Lushnjës. 400 milionë lekë (të vjetra) të miratuara si “pa të keq”, nga Këshilli Bashkiak, që është njëherësh asambleja e “KF Lushnja 1930” sh.a., nuk është asgjë tjetër veçse një subvencionim për klubin dhe shpenzim për aktivitetin futbollistik.

lushnja

Mungesa e trajtesës si nevojë e një diskutimi publik rreth perceptimit qytetar dhe trajtimit ligjor për një shpenzim që e ka burimin nga taksapaguesit lushnjarë, në kushtet e vuajtjes së mungesës së një sponsori, po trajtohet një temë “tabu”! Sikur të mos mjaftojë kjo, futbollit verdhëjeshil i mungojnë edhe investimet. Mungesa e një fushë stërvitore në kushte normale po bën “xhiron e botës”. Mirëkuptimi i shqetësimit të qytetarit sportiv lushnjar gjen tjetërsimin e mesazhit.

FSHF-ja dhe Bashkia e Lushnjës, që heshtin në kushtet kur zhvillimi i seancave të përditshme stërvitore në fushën e stadiumit “Roza Haxhiu”, po shkatërrojnë një fushë të re, investimin e tyre të përbashkët. Gjysma e impiantit lushnjar e palicencuar sa vjen dhe shkatërrohet përditë. Mungesën e gatishmërisë mbarëshoqërore për të folur hapur për një dukuri-plagë, që komplekset e fryjnë dhe indiferenca e mahis përditë e më shumë.

Një asamble që ngre dhe ul kartonin dhe një tifozërie që nuk vjen fare në stadium. Një pjesë e vogël që vjen në stadium në mënyrë automatike apo që qëndron prapa gardhit. Burime konfidenciale nga Bashkia e Lushnjës thanë për “Panorama Sport” se, shoqëria që ka marrë përsipër komunikimin financiar të publikut lushnjar me stadiumin “Roza Haxhiu”, paguhet me 1 milion e 400 mijë lekë (të vjetër) për çdo ndeshje. Në kushtet kur Bashkia heq dorë nga vetëvendosja e hyrjes falas, “klienti” merr autoritetin kundrejt pagesës dhe stadium rri bosh.

 

Related posts

KORONAVIRUSI NË SPANJË/ Sadiku, Bare e Manaj bëjnë analizat për COVID-19

Delo.autor

Skënderbeu i plotë, përgatitet në Korçë për Flamurtarin

Q.Autor

VLLAZNIA-APOLONIA/ Brdariç dhe Kolela zgjedhin më të mirët, skuadrat duan vetëm fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment