Moto GP Të tjera

Vinales: Mësova shumë nga 2017-ta, sezonin tjetër për titull

 Edhe pse e nisi mjaft mirë këtë sezon, piloti spanjoll i Yamaha, Maverick Vinales nuk arriti të ishte deri në fund pretendent për titullin kampion në Moto GP. Motori japonez humbi shpejt shkëlqimin dhe ashtu sikurse Rossi edhe Vinales nuk ishte më në gjendje të duelojë me Honda dhe Ducati, që ishin superior në pistë.
Nuk ishte e këndshme të shije të tjerë para teje dhe nuk je në gjendje të duelosh për fitore. Kisha të tjera synime kur nisi sezoni, por shpejt nisa të hiqja dorë nga ëndrra”, u shpreh Maverick Vinales, që këtë sezon fitoi 3 gara.

Piloti spanjoll i Yamaha, Maverick Vinales

Ky ishte sezoni i parë i Vinales me motorin Yamaha, me të cilin u përshtat mirë, ndaj spanjolli beson se kjo eksperincë e kaluar këtë sezon do t’i shërbejë shumë për të ardhmen.

Morëm një leksion të mirë, por edhe kuptuam se ku duhet të ndryshojmë e punojmë për 2018-ën. Ishte një vit pozitiv në përgjithësi për mua, ndaj besoj se do të arrij të jem më kompetitiv sezonin tjetër, ku titulli kampion mbetet objektivi im kryesor. Jam i sigurt se do të kem një motor më kompetitiv dhe Yamaha do të dijë të sjellë ndryshimet e duhura”, u shpreh Vinales

Related posts

FORMULA 1/ Nga 45 milionë në 500 mijë dollarë, ja rrogat e 20 pilotëve…

Delo.autor

Mickelson fiton bastin 9 milion dollarë në përballjen kunder Tiger Woods

Isa.Autor

Nuk ka mrekulli, kombëtarja humbet me Hungarinë në…

Sadik.Autor

Leave a Comment