Bundesliga Futboll Sport

Heynckes: Nuk kam probleme me Lewandowski, do të luajë ndaj Real

Trajneri i Bayern Mynih, Jupp Heynckes ka deklaruar sot se nuk ka asnjë kontradiktë apo konflikt mes tij dhe sulmuesit polak Robert Lewandowski. Zëra nga Gjermania thonë se trajneri dhe lojtari janë përballur me tone të ashpra pas humbjes 1-2 që bavarezët pësuan në shtëpi në Champions League ndaj Real Madrid, në takimin e parë gjysmëfinal. E përditshmja gjermane “Bild” shprehet se polaku ka qenë i pakënaqur nga stërvitja që ka bërë trajneri 72-vjeçar, ndërsa trajneri e ka akuzuar sulmuesin për paraqitjen e dobët në këtë sfidë.

Kjo referuar me faktin se Lewandowski mund të luajë me skuadrën “merengues” sezonin e ardhshëm. Për pasojë, ai është lënë në stol në fitoren 4-1 që Bayern arriti ndaj Eintracht Frankfurt dje në Bundesligë. Por duke folur sot për mediat, Heynckes tha: “Unë përsëris atë që thashë edhe dje pas ndeshjes, që me Robert Leëandoëski kam një marrëdhënie shumë të mirë. Kemi biseduar pa asnjë problem”.

Nuk ka asnjë mosmarrëveshje mes meje dhe Robert. Për mua, Robert Lewandowski është një nga yjet e futbollit botëror dhe mos mendoni se do ta injoroj të martën, në ndeshjen e kthimit. Ka realizuar 39 gola këtë sezon, është një ndër sulmuesit më të mirë në Europë. Ka punuar dhe është stërvitur mirë, ndaj nuk i kuptoj këto zëra”, tha Jupp Heynckes.

Related posts

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Milan mposht Bologna-n falë dyshes Rebic-Kessie dhe shkruan historinë

Delo.autor

NGA MESFUSHA PAS SHKATËRRUES TEK ALTERNATIVA/ Tirana mendon për skemën, ja plani B pa Çelhakën…

Delo.autor

U MBYLL MERKATO E VERËS/ Nga Mandzukic tek Tevez, sa shumë emra të mëdhenj ndodhen pa skuadër

Delo.autor

Leave a Comment